IKMT bllokon ndërtimin e një objekti në Golem: Ishte në kundërshtim me ligjin

468
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar një objekt në ndërtim në plazhin e Golemit.
Sipas IKMT, objekti i bllokuar ishte në kundërshtim flagrant me legjislacionin në fuqi. Ndërkohë, është shoqëruar në polici kundravajtësi i objektit, shtetasi F. A.
Ndërsa, IKMT ka sqaruar se bllokimi i këtij objekti është bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.
Sigal