IKMT, aksion për lungomaren; pronarët e lokaleve në protestë

591
Njësitë e Inspektoratit për Mbrojtjen e Territorit janë bërë gati për prishjen e tre lokaleve në Vlorë, në kuadër të punimeve për shëtitoren e qytetit, e njohur ndryshe si lungomare.bPor plani nuk ka shkuar sipas parashikimeve, pasi pronarët e subjekteve private dhe punonjësit e tyre kanë dalë në protestë. Me parulla kundër qeverisë, ata kanë penguar njësitë e IKMT-së. Nga të dhënat e fundit rezulton se, situata është e tensionuar dhe se ka patur përplasje fizike të protestuesve me policinë, nga të cilat një grua ka mbetur e plagosur.
Sigal