Sigal

Janë sekuestruar në dy operacione të ndryshme të policisë greke 128 kg marijuanë  në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës.

Në orët e para të mengjesit të ditës së sotme, në Petusiou, Igumenicë, u ndalua nje automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në te cilin u gjeten dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gram marijuanë. Në pranga ra shoferi shqiptar 30-vjec.

Ndërkohë në një tjetër operacion në rrugën bujqesore në Drimitsa, Igumenicë, u kapën dy shtetas shqiptare 24 dhe 29-vjeç, teksa transportonin në kembë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg e 10 gram marijuanë.

Në total janë sekuestruar 128 kg e 280 gram marijuanë, 1370 euro, 3 celularë, 1 automjet.