Sigal

Debatet për propozimin e ri te Ramës ,për te emëruar në krye të ministrisë së Jashtme Gent Cakën ,vazhdon të ketë kundërshtinë e publikut, analistëve dhe ekspertve të diplomacisë si brënda vendit edhe në trojet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni…

Ja statusi i plotë i gazetares, moderatores dhe publicistes Idrizllari:

Ne foto eshte kandidati per postin e ministrit te jashtem te Republikes se Shqiperise – Gent Cakaj, 28 vjeç. Nje debulese e kryeministrit Rama.
Eshte shume prekes interesimi dhe ngulmimi juaj per kete djalosh, kryeminister. Mund ta konsiderojme edhe nje gjest ndjeshmerie kombetare nga ana juaj. Por lereni te rritet djaloshin Cakaj. Ai ka nevoje se pari te ndihet i vetedijshem qe eshte nje #burre i devotshem per te mbajtur ne shpatullat e tij “delikate” politiken e jashtme te shtetit shqiptar. Djaloshi mund te jete nje djale i shkolluar, qe e ka stolisur veten me dije, por personaliteti i tij ka nevoje te rritet nepermjet eksperiencave dhe sprovave te vogla, qe te perballoje me maturi dhe pergjegjshmeri ato me te medhate. Lereni djaloshin te burrerohet. Qeveria nuk mund te jete autoshkolle per shtetin shqiptar. Te rinjte duhen mbeshtetur dhe stimuluar, por duke ju mesuar shkallet e ngjitjes ngadale. Jo duke i katapultuar si fluturake karriere, pa qene te vlefshem dhe te sprovuar per aftesite e tyre ndaj pergjegjesive shteterore. Djaloshi Cakaj ka nevoje te fitoje eksperience pjekurie profesionale ne terren pak me poshte se shkalla me e larte ku pretendon ta ngjitesh. Djaloshi duket djale i mire, i lexuar, i edukuar, por per te qene minister i jashtem i shtetit shqiptar duhet te ndihet nje #burre. Jo vetem ne kuptimin moshor, por edhe te fuqise per te qene bindes, ndikues, i guximshem, parimor, i vendosur dhe me shume karakter, per te marre pergjegjesi kurajoze dhe me vullnetin e nje burri shteti te mençur. Lereni te mençurohet profesionalisht per te pretenduar kur duhet te jete shefi i diplomacise shqiptare. Zgjidhni nje burre te vertete per kete rol, kryeminister.