Identifikohet kufoma e adoleshentes së gjetur sot në lumin Shkumbin

244
Policia ka arritur të identifikojë adoleshenten, kufoma e së cilës u gjet sot pasdite anës lumit Shkumbin. Shtetasja e mbytur në lumin Shkumbin, është M. M., 15 vjeçe, banuese në Çermë, Lushnje, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë u gjet rreth orës 15:40 në fshatin Çërmet. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje për idenfitikimin e kufomës.

Ky nuk është rasti i vetëm i gjetjes së një kufome të mbytur ditën e sotme, pasi edhe më herët, rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar.

Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe “ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë”.