Identifikohen personat që terrorizuan Tiranën, policia në ndjekje të autorëve

505

Një
ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku
disa persona kanë kërcënuar me armë nga makina njerëzit në rrugë.

Qytetarët
kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila i është vënë në ndjekje automjetit,
por autorët e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të arratisen.

Policia
e ka gjetur mjetin në rrugën “Siri Kodra” sipër trafik-ndarëses dhe në korskot
kishte një sasi të vogël kokaine.

Policia
është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka identifikuar pronarin e mjetit,
shtetasin B.K., dhe përdoruesin e tij, shtetasin K.L.

Njoftimi i policisë:


datë 02.12.2016, rreth orës 14:40, ka ardhur një telefonatë në numrin e
emergjencave 112, se në kryqëzimin e rrugës “Mujo Ulqinaku”, me
rrugën e “Kavajës”, në automjetin tip “Alfa Romeo”,
dyshohet se personat në brendësi të saj, qarkullojnë me armë zjarri.

Rreth
orës 20:30, shërbimet e skuadrës “Shqiponjat”, kanë konstatuar mjetin
në afërsi të ish restorant Durrësit, të cilët duke përfituar nga mbyllja e
semaforit, kanë krijuar pak distancë të mjaftueshme për të braktisur mjetin dhe
për tu larguar.

Nga
kontrolli i ushtruar në mjet janë gjetur dy doza me lëndë të dyshuar narkotike
të llojtë Cannabis Sattiva.

Grupi
hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar pronarin e mjetit shtetain B. K.,
gjithashtu ka arritur të identifikojë se përdorues i këtij mjeti është edhe
shtetasi K. L., 25 vjeç, me precedent penal  në fushën e vjedhjes.

Po
punohet për gjetjen e personave të cilët ndodheshin në këtë mjet.

Sigal