I vihet zjarri banesës së oficeres gjyqësore, lëndohet vjehrra

670
Sigal

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gramshit një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në banesën e oficeres së policisë gjyqësore Lara Boçi.

Mësohet se zjarri ka rënë në derën e banesën në një kohë që e gjithë familja ka qenë brenda duke shkaktuar jo pak panik.

Banesa ka qenë në pronësi të bashkëshortit të Boçit, Myslim Fusha, i cili ka qenë inspektor te higjena, ndërsa lëndime ka marrë vetëm vjehrra e saj. Kjo e fundit është lënduar duke qenë se është përpjekur që të fikë zjarrin po i kanë marrë flakë rrobat.

Edhe pse zjarri ka qenë i qëllimshëm familja ka deklaruar në Polici se nuk ka pasur konflikte, dhe nuk mendon se kjo ka ardhur për shkak të detyrës së oficeres.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për autorët që kanë tentuar të djegin banesën.