I vihet “flaka” shtëpisë së Enver Hoxhës në Gjirokastër

135

Këtë të premte i është vënë flaka Muzeut Etnografik në qytetin e Gjirokastrës…

Por (mos u shqetësoni), e gjithë skena ka qenë e organizuar si një situatë simuluese në rast të rënies së zjarrit në zonat muzeale të qytetit.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë fakti se zjarri i është vënë pikërisht shtëpisë së Enver Hoxhës, për të demonstruar se shërbimi zjarrfikës është në gadishmëri, përfshi këtu edhe sistemin e ambulancave.

Muzeu Etnografik në fakt është shtëpia e lindjes së diktatorit Enver Hoxha.