I riu shqiptar dëbohet nga Gjermania pasi s’kishte dokumente, kërkohej dhe për disa vjedhje

471
Sigal

Një 18-vjeçar shqiptar është dëbuar nga Gjermania, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të hyrë në zonën Shengen. Po duke mos mjaftuar kjo, shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte kërkuar dhe për disa vjedhje.

Zyrtarët e Policisë Federale të Offernurgut kanë bërë të ditur se ka ndalur një të ri shqiptar, i cili më pas është dëbuar për në Shqipëri, shkruan ‘bo.de’, përcjell albinfo.ch. Ndalimi i tij ishte bërë më 19 dhjetor. Gjithashtu mësohet se Holanda e kishte tenderuar atë në Sistemin e Informacionit Shengen si një i huaj, ndërsa atij i ndalohej hyrja në zonën Shengen.

Përveç kësaj ai ishte shpallur në kërkim, nën akuzën e vjedhjeve të mashtrimit në shërbime.