I riu nga Vlora merr një mjet lundrues dhe del në det, por…

598
Policia e Vlorës njofton se ka nisur punën për gjetjen e një të riu, i cili është zhdukur pasi kishte marrë një mjet lundrues dhe kishte dalë në det.
Ka qenë vetë pronari i mjetit lundrues, i cili ka denoncuar në polici se 33-vjeçari me iniciale K.P, ka marrë me qira një mjet lundrues dhe akoma nuk është kthyer.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur para dy ditësh, tek plazhi “Nimfa”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ndërsa policia sqaron se ka nisur punën për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi në orën 10:00, dha kallëzim shtetasi J. B., 33 vjeç, se më datën 21.07.2017, ora 15:30, tek plazhi “Nimfa”, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, i ka marrë me qira një motor deti dhe nuk e ka kthyer.
Punohet për gjetjen dhe kapjen e tij.
Sigal