I refuzohet kërkesa, thyen xhamat e Gjykatës së Lartë

57
Një incident ka ndodhur ditën e sotme pranë Gjykatës së Lartë. Një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ka thyer xhamat e katit të parë të ndërtesës.
Sipas raportimeve të para, ky akt erdhi kur personi ka marrë vesh se i është refuzuar kërkesa e tij.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë dhe nuk ka shumë detaje për ngjarjen. Ndërkohë policia shoqëroi autorin, i cili godit me mjet të fortë xhamat dhe tavolinat.