I përndjek dhe qëllon me plumba! Shqiptari terrorizon ish të dashurën me partnerin serb

9
Një 26 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka terrorizuar për vdekje ish-të dashurën e tij dhe partnerin e saj serb.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vicenza.
Mësohet se shqiptari i identifikuar si Graciano Qori, 26 vjeç ka ndjekur ish-të dashurën e tij 20 vjeç dhe partnerin e saj dhe i ka qëlluar me armë.
E gjithë skena e rëndë ka ndodhur, brenda në një makinë tip “Mercedez” në të cilin udhëtonte ish- e dashura dhe i dashuri i saj serb së bashku me dy miq të tjerë.
Në këtë kohë, i riu shqiptar i shoqëruar nga një bashkëatdhetar tjetër me inicialet M.K. ka qëlluar me armë drejt makinës ku po udhëtonin ish-e dashura dhe partneri i saj.
Shqiptari nuk e ka lënë me kaq, por me automjetin e tij tip “Mini Cooper” i ka ndjekur nga pas, duke mos ndalur të shtënat.
E terrorizuar, vajza ka telefonuar policinë dhe vetëm pas disa orësh është bërë i mundur arrestimi i e 26 vjeçarit Qori. Ndërsa miku i tij ende ndodhet në arrati.