I paraqet dorheqjen Nishanit, Ahmetaj: “PS orkestroi sulmin ndaj meje”

497
TIRANE – Dorëhiqet këshilltari për mbrojtjen i presidentit të Republikës. Piro Ahmetaj në letrën e dorëheqjes paraqitur kreut te shtetit Bujar Nishani thekson se sulmet e kohëve të fundit nga deputetë të mazhorancës janë hakmarrjen personale dhe devijimim që sipas Ahmetajt drejtohet nga kreu i Komisionit të Sigurisë.
Në letrën e tij, gjenerali shprehet se dorëhiqet duke marre përsipër ngarkesën, që qëndrimi i tij në rrjetet sociale mbi shqetësimet profesionale të ushtrisë solli për Presidencën dhe marrëdhënien e presidentit Nishani me mazhorancën qeverisëse. 
Piro Ahmetaj ditë më parë u përfshi në një replikë të ashpër me deputetët e së majtës në komisionin kuvendor të Sigurisë. Debati nisi pas akuzave në Facebook që Ahmetaj bëri ndaj deputetëve duke i cilësuar si trafikantë dhe të lidhur me krimin. Por, këshilltari tashmë i dorëhequr i presidentit u mbrojt duke deklaruar se gjithçka ishte orkestrim dhe se i kishin vjedhur fjalëkalimin në rrjetin social.
Deputetët e mazhorancës reaguan duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ata thanë se vetë Ahmetaj ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Kreu i Komisionit te Sigurise Spartak Braho i publikoi edhe pseudonimin që ishte “Shkodrani”. 
Sigal