I nxehti, apeli i mjekëve: Ruani fëmijët

622
Kush mendon se kremrat kundra diellit arrijnë të bëjnë mrekulli në mbrojtje të lëkurës gabohet.
Mjekët dermatolog sqarojnë se edhe kremi më i mirë me faktorë mbrojtës 50 përqind nuk do të arrinte të mbronte fëmijët më shumë se dy orë në ditë pas çdo lyerje dhe kjo nëse ata nuk futen në ujë.
Mjekja dermatologe Erjona Shehu, specialiste në QSUT, sugjeron të merren masa mbrojtëse shtesë për fëmijët edhe gjatë kohës që janë në çadër apo nën një strehë, nisur kjo nga i nxehti i pazakontë që po përjeton vendi që arrin deri në 41 gradë Celsius.
Për specialisten asnjë fëmijë nuk gëzon mbrojtje ndaj rrezeve UVA dhe UVB, pavarësisht pigmentit të lëkurës.
Por kremrat mbeten vetëm aksesorë ndihmës që ofrojnë një filtër mbrojtës për disa nga rrezet e dëmshme por pa ndikim në ruajtjen e balancës së lëngjeve tek një trup që ekspozohet në diell, shkruan BW.
Sot shkenca mjekësore ka treguar se një mbrojtje e mirë e lëkurës në fëmijëri do të ulte në maksimum rrezikun për një kancer të lëkurës pas të 50-tave.
Sigal