I ngacmoi punonjësen, pronari i lokalit godet me thikë të riun në Fier

175
Policia e Fierit vuri në pranga një 47 vjeçar nën akuzën e plagosjen me mjete prerëse të një të riu.
Albert Myrtaj, banues në fshatin Trevëllazër, Vlorë u vu në pranga pasi rreth orës 02:30, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” Fier në një lokal të marrë me qira nga ana e tij, për motive të dobëta, ka qëlluar me mjet prerës shtetasin S.Ç, 27 vjeç, banues në fshatin Samaticë, Berat.
Mësohet se i riu ka ngacmuar punonjësen e lokalit, veprim që ka sjellë edhe acarimin e pronarit nga Vlora.
Ky i fundit ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.