I ndjek policia greke, tre sqiptarët hedhin drogën nga makina

582
Tre shqiptarë janër arrestuar nga policia greke pas një ndjekjeje me makinë në aksin Janinë-Igumenicë.
Mjeti i dyshimtë i autorve u drejtua për në kufirin greko-shqiptar dhe u gjend i braktiusur në Polidroso të Igumenicës. Policia vendase rrethoi zonën pyjore të Polidrosos dhe Nerajdhës dhe arriti të kapë në tentativë për t’u futur ilegalisht në Shqipëri, tre të dyshuarit, shqiptarë të moshës 44 dhe 46 vjeç.
Njëri prej tyre rezultonte i kërkuar në Greqi, pasi ishte larguar me leje nga burgu i Trikallas më 13 shkurt 2016 dhe nuk ishte kthyer më. Aty vuante dënim për trafik droge.
Ndërkohë 46-vjeçari, po ashtu rezultonte i kërkuar, pasi është i dënuar nga Gjykata e Thesprotisë me 2 vite e 3 muaj burg për trafik klandestinësh. U gjetën dhe u sekuestruan 5 çanta me 70 pako që përmbanin gati 125 kg marijuanë, të hedhura nga mjeti gjatë ndjekjes nga policia.
Mjeti që përdornin shqiptartë ishte marrë me qera në Athine nga një grek 37-vjec i cili u arrit të arrestohej në Athinë. 
Sigal