I kërkoi favore seksuale një qytetareje, Manjani-KLD: Shkarkoni kreun e Gjykatës të Gjirokastrës

575
Sigal

Ministri i
Drejtësisë, Ylli Manjani i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të
shkarkojë nga detyra kreun e Gjykatës së Gjirokstrës, Guximtar Boci si dhe ta
pezullojë si gjyqtar.

Manjani ka kërkuar nga KLD që të fillojnë procedurat e
inspektimit për procedim, ndërkohë që ka nxitur prokurorinë të nisë një hetim
penal ndaj kreut të kësaj gjykate.

Guximtar Boci, kreu i gjykatës së Gjirokastrës, u filmua
duke i kërkuar favore seksuale një qytetareje në këmbim të një vendimi gjyqësor
në favor të saj.

Ndërkohë, prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur
procedimin penal ndaj kryegjyqtarit të Gjirokastrës. Boci akuzohet për
korrupsion pasiv të gjyqtarëve