I gjendet pistoletë në banesë, arrestohet 25 vjeçari

529
Sigal

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Eshtë finalizuar operacionin policor  “Porodina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porodina”.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje .

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor  “Porodina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, shërbimet e policisë e kanë lokalizuar në lagjen nr.1, në Korçë dhe kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga ky shtetas, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet Policia gjeti dhe sekuestroi një shkop gome.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.