I gjendën pistoletë në banesë, policia vë në pranga 23-vjeçarin

515
Sigal

Një 23 vjeçar është arrestuar në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale E. P është kapur në flagrancë menjëherë, pasi policia mori informacioneve nga qytetarët se mbante në banesë armë zjarri pa leje.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën  një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thotë policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.