I ftohti polar/ Këto janë akset e pakalueshme për shkak të borës

463
Sigal

Departamenti i Emergjencave Civile ka njoftuar qytetarët për kalueshmërinë nëpër akset kombëtare në këto ditë të ftohta.
Akset kombëtare në të gjithë vendin janë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në ndonjë segment ka nevojë për përdorimin e zinxhirëve. Punonjësit e emergjencave, Policia e Shtetit dhe gjithë strukturat e angazhuara për përballimin e situatës, gjenden në terren për t’iu gjendur pranë qytetarëve e mjeteve në vështirësi, njoftojnë Emergjencat Civile. Situata në qarqe paraqitet si më poshtë:
QARKU SHKODËR
Në qarkun e Shkodrës i vetmi aks rural i bllokuar është Qafë Thore – Theth Ndërkohë akset rrugore Shkodër – Shllak – Temal, Tamarë – Vermosh, Hadroj – Qafë Ben, Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë, Fushë Arrëz – Qafë Shllak, Qafë Qerret – Qelëz – Bardhet – Iballë dhe Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz janë të qarkullueshme me zinxhirë.
QARKU KUKËS
Të gjitha akset kombëtare në shkallë qarku qarkullohen pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Ura e Zapotit – Shishtavec, ku qarkullimi bëhet me zinxhirë. Të vetmet rrugë rurale të bllokuara janë, ajo për në Njësinë Administrative Arrën si dhe rrugët lidhëse të dy fshatrave të njësive administrative Topojan dhe Shishtavec.
QARKU DIBËR
Akse rrugore nacionale të bllokuar nuk ka. Disa rrugë lidhëse nga fshatrat Lunar, Lukan, Kacni, për në qendër të njësive administrative Selishtë, të bashkisë Bulqizë, janë të bllokuara. Në akset Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Kuben–Vasie, Ura e Qytezës–Zerqan dhe Ura e Çerenecit–Steblevë qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë. Aksi rrugor rural Peshkopi – Lurë vazhdon të jetë i bllokuar, por kalimi i mjeteve kryhet nga aksi rrugor Rrëshen – Kurbnesh – Lurë me zinxhirë. Të bllokuar janë fshatrat Linar, Lukan dhe Kacni në Njësinë Administrative Selishtë. Po punohet me fadroma dhe borëpastruese për hapjen e rrugëve rurale.
QARKU GJIROKASTËR
Në qarkun e Gjirokastrës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme. Rrugë rurale të bllokuara jane për njësinë administrative Kurvelesh e bashkisë Tepelenë; rruga për njësinë administrative Zagori e bashkisë Libohovë, rrugët e fshatrave Serckë, Serckë e Vogël dhe Shalës, në njësinë administrative Buz, të bashkisë Memaliaj. QARKU KORÇË Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura ndërsa përdorimi i zinxhirëve rekomandohet në aksin Korçë – Boboshticë – Dardhë dhe Korçë – Ersekë Në qarqet e tjera nuk raportohet për probleme.