Sigal

Një 35-vjeçar i dënuar në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë në Reanimacionin e QSUT në Tiranë.

Bëhet fjalë për Ervis Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi “mjekim i detyruar”, i ndaluar për veprën penale të vjedhjes.

Mësohet se 35-vjeçari ka ndërruar jetë ditën e djeshme por ngjarja është raportuar sot. Ai vunate nga një sëmundje e pashërueshme.

“Në datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit”thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe për shëndetin mendor.