I dënuar për mashtrim, arrestohet 52-vjeçari në Fushë Krujë

442
Sigal

Policia e Krujës ka ndaluar një 52-vjeçar, i dënuar për mashtrim. Në pranga ka përfunduar shtetasi A.T., banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2019 e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.