I akuzuar për vjedhje arrestohet shkodrani

120

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim dhe të dënuar më parë për vjedhje. Kanë qenë forcat “Shqiponja” që kanë arrestuar 46-vjeçarin S. M., në lagjen “Tre Heronjtë”.

Ja njoftimi i policisë:

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim i dënuar dhe më parë për vjedhje.

Nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
S. M. 46 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, pasi ishte i shpallur në kërkim u bë ekzekutimi i urdhër ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.