I akuzuar për abuzime seksuale dhe vjedhje, shqiptari i shumë kërkuar i shpëton ekstradimit nga Britania

478
Sigal

Gjykata e ekstradimeve në Londër më 13 Janar 2020, pezulloi procedurat e ekstradimit për të shpallurin në kërkim Orient Hoxha i arrestuar në Britaninë e Madhe. pezullimin e këtij ekstradimi bazuar në të drejtën e informimit kontaktoi Ministrinë e drejtësisë e cila përcolli një shpjegim tej të detajuar.

Ministria e Drejtësisë pas njoftimit nëpërmjet Interpol Manchester për lokalizimin e shtetasit Orient Hoxha per qellim ekstradimi në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në dokumentacionin e transmetuar nga Prokuroria e Përgjithshme, paraqiti në rrugë diplomatike pranë autoriteteve të drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar kërkesën për ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri të shtetasit Orient Hoxha, në bazë të Vendimit Nr. 1243, datë 15.05.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për deklarimin fajtor dhe dënimin e tij me 1 vit dhe 8 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kyer në bashkëpunim dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 139, 25 dhe nenet 102, 22 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim sqaron Ministria e drejtësisë, është lënë në fuqi me Vendimin datë 28.09.2015 të Gjykatë së Apelit Tiranë, me ndryshimin e mos aplikimit të nenit 59 të Kodit Penal, për shtetasin Orient Hoxha.

Por çfarë ka ndodhur më pas?

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Nr. 904 AKTI., datë 20.12.2019, vendosi shuarjen e dënimit të caktuar ndaj këtij shtetasi me vendimin objekt të kërkesës për ekstradim, për efekt të Ligjit Nr. 141/2016 “Për dhënie amnistie”.

Ne këto kushte, Autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar me anë të e-mail-it, kërkuan marrjen në konsideratë të tërheqjes së kërkesës për ekstradim.

Prokuroria e Përgjithshme bazuar në vendimin e lartpërmendur kërkoi nga Ministria e Drejtësisë marrjen në konsideratë për tërheqjen e kërkesës për ekstradim, si dhe kërkoi nga Interpol Tirana (shkresa ne janar 2020), heqjen nga kërkimi ndërkombëtar të shtetasit Orient Hoxha, nëse në ngarkim të tij nuk ka ndonjë masë sigurimi personal “arrest në burg”, apo vendim dënimi me burgim.

Pas konfirmimit të këtyre fakteve, dhe ne vijim te komunikimit me Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe referuar vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, bazuar në Vendimin e formës së prerë Nr. 904 AKTI., datë 20.12.2019, në respektim dhe përmbushje të detyrimeve ligjore, Ministria e Drejtësisë procedoi me tërheqjen e ekstradimit.