Hyrja nga Morina, shtohet fluksi, 20 minuta pritje për të kaluar doganën

665
Me dhjetra qytetarë të Kosovës, që vijnë për të kaluar fundjavën në Shqipëri, po hasin në vonesa në pikën e kalimit kufitar në Morinë të Kukësit. Fluksi i madh i automjeteve që po futen në kufi ka bërë që secili shofer të humbase jo më pak se 20 minuta për të kaluar doganen edhe pse policia po punon me kapacitete të plotë.
Në këtë vendkalim kufitar kolona e mjeteve në pritje është e gjatë.
Sigal