Hyn në fuqi udhëzimi/ Këto janë tarifat e reja për patentat e makinave

619
Pas publikimit në Fletoren Zyrtare ka hyrë në fuqi duke nisur nga dje udhëzimi i ri për përcaktimin e tarifës për pajisjen me lejedrejtimi. Udhëzimi u lëshua nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj. Në Fletoren Zyrtare thuhet:
Tarifa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë:

a) për lejedrejtimi të kategorisë am, a1, a2, a 3000 (tre mijë) lekë;
b) për lejedrejtimi të kategorisë b1, b 4500 (katërmijë e pesëqind) lekë;
c) për lejedrejtimi të kategorisë c1, c 2000 (dy mijë) lekë; ç) për lejedrejtimi të kategorisë d1, d 3000 (tremijë) lekë;
d) për lejedrejtimi të kategorive b96, be, c1e, ce, d1e, de 3000 (tre mijë) lekë.
Në fund thuhet se “ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”, e cila është botuar më 9 mars 2017.



Sigal