Hyjnë për ta grabitur e vrasin biznesmenin 40-vjeçar, mediat spanjolle: Janë shqiptarë

538
Policia spanjolle po heton një sulm të rëndë të ndodhur në një banesë në Boadilla del Monte, ku mbeti i vrarë një biznesmen 40-vjeçar me shumë prona.
Nga sulmi u plagos edhe një prej fëmijëve të tij, një 14-vjeçar, të cilit autorët i thyen të dy krahët. Sipas mediat spanjolle policia është vënë në ndjekje të 4 shqiptarëve, të cilët dyshohet të jenë autorë të ngjarjes.
Hetuesit dyshojnë për një grabitje, për shkak të bizneseve. Të martën ata kryen inspektimin okular dhe, në fund të këtij botimi, ata kanë marrë dëshmi nga familjarët.
Burime nga policia thanë për ABC se gjithçka kishte nisur pas mesnate. Në atë kohë 5 personat rezidentë në shtëpi, një banesë super e madhe dhe luksoze me vlerë rreth 2 milionë euro dhe e vendosur në Clavel Street, 26, kishin rënë për të fjetur. Bashkëshortët, djali i tyre adoleshent, një foshnjë 1 vjeçe dhe shërbëtorja, të gjithë me origjinë kineze.
Autorët kanë mbërritur në shtëpi dhe kanë hyrë nga pjesa e pasme e saj. Më pas ata thyen dritaret e kuzhinës. Shtëpia kishte sistem alarmi por pronari nuk e kishte aktivizuar duke bërë që grabitësit të hynin shumë lehtë brenda.
Pas hynë brenda, grabitësit i lidhën viktimat por nuk është e qartë ende nëse rezidentët u përballën me ta apo autorët shkuan direkt në dhomat e tyre dhe i morën. Djali 14-vjeçar u përpoq të shpëtonte prindërit nga sulmi, por babai i tij ishte pa ndjenja pasi ishte qëlluar me qytën e një arme në kokë.
Adoleshenti është përpjekur të largohet duke u hedhur nga dritarja por ka thyer të dy krahët. Në atë gjendje ai ka njoftuar rojet në derën e jashtme dhe më pas policinë, por kur kjo e fundit mbërriti, banda ishte arratisur. Në të njëjtën kohë, fqinji i tyre që kishte dëgjuar të bërtiturat, kishte njoftuar në numrin 112 por tragjedia kishte ndodhur.
40-vjeçari kaloi në krizë kardio respiratore dhe me gjithë dërgimin me urgjencë në spital, ai kaloi në vdekje cerebrale duke humbur jetën për shkak të goditjes në kokë.
Burimet thanë se viktimat ishin në gjendje shoku dhe nuk janë marrë ende në pyetje. Përveç kësaj ata do të merren në pyetje me përkthyes pasi nuk dinë spanjisht.
PISTA SHQIPTARE
Ajo që ndodhi dje ishte një inspektim i parë okular nga ana e Gardës Civile. Nga ky inspektim rezultoi se motivi i sulmit ishte grabitja. Nuk dihet se çfarë është grabitur apo nëse vjedhësit arritën të bënin diçka.
Katër vetë vepruan. Mënyra e veprimit sipas autoriteteve spanjollë është ngjashme me veprimet e një bande të njohur që hyn në shtëpitë luksoze gjatë natës ndërsa banorët e tyre flenë. Është mënyra me të cilën grupet shqiptare veprojnë, raportojnë mediat spanjolle.
Megjithatë, ka një hollësi që nuk i përshtatet hetuesve: bandat e këtij vendi të “plaçkitjeve të heshtura” zakonisht nuk thyejnë dritaret, por hyjnë tek ato që tashmë janë të hapura, duke përfituar nga fakti se në verë ata bien në gjumë me dyer të hapura nga i nxehti.
Sigal