Hungaria paralajmëron se Evropa është në rrezik, teksa zbulohet lista e “aleatëve të besueshëm” të rrjetit Soros në…

642
Hungaria paralajmëron se Evropa është në rrezik, teksa zbulohet lista e “aleatëve të besueshëm” të rrjetit Soros në Parlamentin e BE-së

Dokumentet e zbuluara që listojnë qindra anëtarë të parlamentit të BE-së, që rrjeti i George Soros konsideron “aleatë të besueshëm”, duhet të ndezë kambanat e alarmit në të gjithë Evropën, thotë Hungaria.

Lista, e cila përfshin 226 deputetë, përfshirë ish-Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, shtatë nënkryetarë, dhe një numër kryetarësh, koordinatorësh dhe kuestorë, u qarkullua brenda grupit të miliarderëve të fushatës së Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, dokument nxjerrë nga DCLeaks.

“Nëse ky raport do kërcënonte vetëm Hungarinë, nuk do të ishte problem. Qeveria hungareze është mësuar të kundërshtojë akuzat e pabazuara dhe informatat e rreme të përdorura nga ithtarët e kësaj agjende radikale të shoqërisë së hapur. Por këtë herë nuk është vetëm Hungaria. Kjo rrezikon të ardhmen e Evropës si një e tërë, “paralajmëroi Dr. Zoltán Kovacs, sekretari i shtetit i Hungarisë për Diplomacinë Publike.

Zëdhënësi i qeverisë shtroi pyetjen, se si Soros ishte në gjendje të takohej me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker me “asnjë agjendë transparente për takimin e tyre me dyer të mbyllura” dhe vuri në dukje, se si propozimet e BE-së për rishpërndarjen e kuotave të emigrantëve anembanë BE- janë shumë të ngjashme me planin e vetë-publikuar të Sorosit për trajtimin e krizës.

Për qeverinë hungareze, pretendimet për ndikimin e Sorosit në politikën e migracionit në BE-së, që dikur u dukën “si një teori komploti”, duhet të shihen në një dritë të re me paraqitjen e dokumenteve të Shoqërisë së Hapur, që “renditin lojtarët kryesorë në institucionet evropiane, të cilët mund të numërohen si aleatë të besueshëm të qëllimeve të spekulatorëve financiare “.

“Mushqeta (arma) nuk është vetëm e bërë gati por edhe e ngarkuar,” vuri në dukje Kryeministri Viktor Orban më 27 tetor, pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) propozoi ndryshime në rregullat e azilit të BE-së, të cilat do ta bënin skemën e kuotave të emigrantëve një tipar të përhershëm të bllokut.

“Në Evropë në të ardhmen, do të krijohet një mekanizëm i përhershëm dhe i detyrueshëm i kuotave të emigrantëve të zhvendosjes, pa kufi të sipërm të numrave”.

“Fakti që një financier miliarder amerikan beson se Bashkimi Evropian duhet të marrë miliona emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, duke i ofruar secilës prej tyre një ndihmë vjetore prej 15,000 eurosh dhe të rivendosë këta emigrantë në shtetet anëtare ku ata nuk dëshirojnë të shkojnë dhe që nuk janë domosdoshmërish të mirëpritur, është e patolerueshme”, deklaroi dr. Kovacs.

Sigal