HUNGARI – Qeveria harton një projektligj më të ashpër kundër OJQ-ve të financuara nga Soros

627
Qeveria hungareze njoftoi sot se ka paraqitur një projektligj për OJQ-të e financuara nga miliarderi amerikan, George Soros, me akuzën se po krijon masa lehtësuese ndaj imigracionit, në një version më të ashpër në krahasim me tekstin që paraqiti në mesin e muajit janar.

Siç është parashikuar, projektligji parashtron një taksë prej 25% mbi financimet e huaja që i kalojnë OJQ-ve të konsideruara si “mbështetës’ të imigracionit të paligjshëm.

Qeveria parashikon gjithashtu ndalimin për të hyrë në territorin hungarez të shtetasve të huaj të dyshuar për favorizim të azilkërkuesve në Hungari, dhe ndalimin e shtetasve hungarezë për t’iu afruar zonave kufitare.

Teksti përfshin gjithashtu një dispozitë të re: OJQ-të kanë si detyrim ti nënshtrohen një verifikimi nga ana e shërbimeve të sigurisë së vendit përpara se të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Nëse OJQ-të refuzojnë marrjen e lejes, ose nëse leja iu është refuzuar, prokuroria ka të drejtën e vënies së një gjobe, në rastin kur shkelja vazhdon masa do të shkojë deri në pezullim të aktivitetit’, u shpreh sot për median një zëdhënës i qeverisë, Bence Tuzson.
Sigal