Humbjet në rrjet, elektricistët dhe faturistët mbushin arkën e CEZ-it

618
Sigal

ELBASAN/ Faturën e abuzimeve që bëhen nga lidhjet e fshehta i paguajnë qytetarët. Ja si bëhen skemat e vjedhjeve

Nuk kanë të sosur ankesat e CEZ-it se ka humbje në rrjet, ankesa, të cilave u shtohen edhe ato të qytetarëve se ka shumë abuzime nga punonjësit e kompanisë çeke, ku elektricistët dhe faturistët bëjnë sehir dhe të vobektë përpara ankesave të qytetarëve. Por përpos këtij “mosvështrimi” të tyre fshihet dora e tyre në abuzimet që bëhen dhe që krijojnë humbje. Nuk jemi pjesë e auditimit të kësaj kompanie, por si investigues kemi parë e dëgjuar realitete që duhen trajtuar.  Në shumë pallate pesëkatëshe në Elbasan janë ndërtuar lokale në katet e para. Në këtë rast do të trajtojmë mënyrën se si abuzohet nga këto lokale me energjinë elektrike. Këtë fenomen që do të trajtoj më poshtë e kemi biseduar edhe me specialistë të CEZ-it në Elbasan, të cilët pohuan se nuk kanë çfarë t’u bëjnë. Ndërkohë që për këto abuzime janë në dijeni, vetë specialistët e CEZ-it.

Ja si bëhet vjedhja

Një qytetar posedues që ka pas shtëpinë në katin e parë, në një pozicion të favorshëm për ta kthyer në lokal apo dyqan, e shet këtë apartament. Ai që e blen apartamentin bëhet i marifetshëm dhe, në bashkëpunim me specialistët e CEZ-it, kundrejt parave nën dorë (gjithnjë sipas burimeve konfidenciale) nuk e bëjnë transferimin e banesës në lokal apo dyqan, domethënë në veprimtari biznesi, por e lenë si apartament familjar. Në këtë mënyrë pagesa e energjisë bëhet me çmime të favorizuar. Nga ana tjetër, kur bëhet rikonstruksioni i apartamentit për ta kthyer në lokal apo dyqan, punohet me linja të dyfishta, njëra me sahatin e familjarit që ka shitur apartamentin dhe tjetra para hyrjes në kabinën e pallatit që nuk dihet se sa është konsumi i energjisë se nuk ka sahat, ose kur punohet nga subjekte ndërtuese nuk mat sahati.

Abuzimet

Por këtë abuzim qytetari nuk e bën me mendimin e vet, por me ndihmën e specialistëve të CEZ-it që japin mendimin dhe bëjnë lidhjet e dy apo trefishta dhe ndërkohë që drejtues të lartë të CEZ dalin e prononcohen se vidhet energjia. Atë nuk e vjedhin qytetarët se nuk ia mban kujt të fusë duart tek korrenti se nuk dihet çfarë i ndodh, por gjenden njerëzit e vet CEZ-i që i bëjnë punët mirë e bukur. Dhe gjithnjë abuzimet  e CEZ-it i paguan qytetari i thjeshtë, duke paguar fatura të larta të energjisë elektrike për energji, të cilën nuk e ka konsumuar.

Ballshi pa drita, debitorët incident tek nënstacioni

Mungesa e energjisë ka irrituar dhjetëra banorë të qytetit të Ballshit, të cilët i janë drejtuar sërish paraditen e djeshme zyrës së CEZ-it duke protestuar në dyert e saj, teksa tentojnë të futen dhe në brendësi. Banorët e fshatrave Dukas Gracie, Vistokë, janë rimbledhur tek nënstacioni, ndërkohë CEZ bën me dije se, ka njoftuar policinë që të ndalojë protestuesit. Sipas burimeve nga CEZ mësohet se kompania ka ndërprerë energjinë për disa debitorë, ndërkohë gjatë protestës ka stakuar energjinë si masë sigurie për shkak të protestuesve.

CEZ lë pa energji disa zona në Tiranë

CEZ Shpërndarje ka ndërprerë energjinë banorëve të pallateve në Fushë Misto Mame dhe ata të Unazës së Re. Sipas CEZ-it shkak për mungesën e furnizimit të tyre me energji elektrike është bërë dëmtimi i kabllit të nënstacionit të Kasharit. Kablli i nënstacionit të Kasharit, është dëmtuar nga UKT.