Humbja e kujtesës, ja cilat janë simptomat

883
Sigal

Sipas specialistëve, sëmundja ka raste që lind edhe para moshës 65-vjeçare. Në Shqipëri numri i pacientëve po rritet

Sëmundja e Alzheimerit, ose ndryshe siç njihet më shpesh, humbja e kujtesës, lind pas moshës 65-vjeçare. Përqindja e popullsisë që preket në këtë moshë është rreth 10 %. Pas kësaj moshe përqindja e popullsisë që preket rritet 2% çdo vit, për të arritur rreth 50% në moshën 85-vjeçare. Sipas specialistëve, sëmundja ka raste që lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. P.sh, pacienti mund të jetë me sindromën Down. Probabiliteti i këtyre pacientëve me Down, për t’u sëmurë edhe me Alzheimer pas moshës 40-vjeçare rritet shumë. Sindroma e Alzheimerit nuk varet nga vendi ku personi jeton. Përqindjet e popullsisë që kap janë të njëjta pothuajse në gjithë botën. Prandaj në Shqipëri këta pacientë janë në proporcion me popullsinë tonë, po aq sa janë në Itali, USA etj.

Simptomat

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf