Humb kontrollin e makinës, vdes tragjikisht shqiptari

66
Një 49 – vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën, në një aksident automobilistik.
Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën mes Lucca dhe Viareggio në Toskana të Italisë. Viktima është Bruno Hasanaj, i lindur në Tiranë, i cili jetonte në Itali që prej vitit 1991.
Mediat fqinje shkruajnë se 49 – vjeçari me profesion mekanik, udhëtonte me një makinë smart sëbashku me partneren e tij, Ilaria Capocchi, kur humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një furgon.
Përplasja ka qenë fatale. Për nxjerrjen e tyre nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.
Fatkeqësisht, 49 – vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa gruaja me të cilën shoqërohej ka mbetur e lënduar dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.