Huliganët maqedonas tentojnë të djegin ndërtesën e Kongresit të Manstirit. Po luajnë me zjarrin

651
Nga Bardhyl BERBERI

-Kërkesa e delegatëve ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej më as me alfabetin grek as me atë arab por vetëm me alfabetin latin me 36 shkronjat të cilat përdoren edhe sot .
Një lajm tronditës, Kulturës shqiptare dje në mesnatë nga persona të maskuar i është bërë atentati më i madh. Persona të caktuar, një grup huliganësh me lëndë Molotov kanë shkuar që të djegin ndërtesën e Kongresit të Manastirit. Atentat më të madh se ky që i bëhet kulturës shqiptare në Maqedoni nuk ka se ku të shkojë. Manastiri, qytet i dashur për të gjithë shqiptarët, ai që para 100 e ca vjetësh kishte një popullsi prej më shumë se 75 përqind shqiptarë … Manastri është një qytet me traditë të pasur dhe të kaluar historike të bujshme, sot është qendër e rëndësishme industriale, ekonomike, arsimore (universitare), shkencore dhe kulturore në pjesën jugperëndimore të maqedonisë. Ditën qyteti duket si një ortek i bardhë i rëzuar nga mali i lartë i Pelisterit, ndërsa natën i tëri i prushitur në këmbët e tij. Manastiri është një qytet magjepsës, i gjallë me jetë nate, multi kulturor, tradicional dhe modern, qytet plot histori e trashëgimi, ku ne shqiptarët kemi pjesë të rëndësishme të historisë së popullit tonë…dhe ky qytet është i shenjtë, pasi aty kemi ndërtesën e Kongresit të Manastirit ku ka lindur alfabeti ynë që padyshim qështë një nga ikonat e kulturës sonë kombëtare. Ne shqiptrët kemi këtu në Manastir shtëpinë e Alfabetit. Qëndroj përpara kësaj ndërtese historike, në oborrin e gurtë të saj, para kësaj porte historike dhe pyes veten në heshtje.Vërtet këtu lindi Alfabeti ynë! Atë 14 nëntor të vitit 1908 kur delegatët nga tërë trevat shqiptare kaluan këtë prag frynte erë dhe binte borë. Dëbora i kishte veshur kësulën e bardhë Pelisterit piktoresk, duke i dhënë një hijeshi të veçantë atë ditë Manastirit. Manastiri dhe tërë trevat shqiptare e ndjenë se kishte filluar një kohë e re koha e të mësuarit të gjuhës mëmë me shkronjat e saj që shqiptarët e kishin ruajtur në shekuj si gjuhë që flitej, por nuk shkruhej. Kostumet shumëngjyrëshe nga të gjitha trevat shqiptare dhe hareja të jepnin idenë se aty para asaj ndërtese zhvillohej një dasëm e madhe. Para ndërtesës historike në të dyja anët e lumit ‘Dragar’ përveç qytetarëve nga Manastiri ishin rreth 100 nxënës shqiptarë, të cilët mësonin në shkollat e mesme të Manastirit. Në këto gjimnaze kishte edhe 4-5 profesorë shqiptarë misis tyre edhe Bajo Topulli zvdrejtor i njërit nga gjimnazet turke të Manastirit. Kënga dhe vallja pushoj duke u kthyer në ovacione të zjarrta kur filluan të vijnë delegatët pranë ndërtesës . Poeti i mirënjohur Lasgush Poradeci atëherë nxënës në vitin e parë të kolegjit rumun në Manastir në një skicë të tijën ka mundësi të jetë krijimi i tij i parë e përshkruan kështu këtë moment: -Ishte një i ftohtë i madh me dëborë dhe ne prisnim në të dyja anët e lumit Draguar që nanuriste me qetësi perëndie. Pas pak çastesh filluan të vijnë delegatët.Vijnë me radhë llandonët me nga katër kuaj secili të zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe kuajve iu kishin lidhur fjongo kuqezi nëpër këmbë. Sipër mbi një karrocë fluturonte një korb. Ndalon karroca dhe prej saj del Çerçiz Topulli. Më pas ai mori në shenjë korbin duke sharë ashtu siç shajnë burrat kur korbi ra para këmbëve të Mihal Gramenos. -Të lumtë Çerçiz i thotë Mihali, Kongresi i ABC së do të na vejë mbarë kujton atë moment Lasgush Poradeci në skicën e tij që publikohet këtu për herë të parë! Futemi në sallën e Kongresit. Në sallën e madhe ku u futën delegatët pjesmarrës të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë si dhe nga komuniteti shqiptar në Rumani, Itali,Greqi,Turqi, Amerikë etj. Në kongres morën pjesë pjesmarrës të gjitha feve: Myslimane katolike, ortodokse njerëz të ditur që erdhën në këtë Kongres për një qëllim të madh kombëtar … Shfetojmë dokumentacionin e Kongresit fletë të zverdhura nga koha por që shndritin nga idetë. Aty ndodhet kumtes e Gjergj Fishtës që njihej si Homeri shqiptar. Fjalë zemre që prek zemrat e gjithë delegatëve .

-Vëllezër nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por të gjithë sëbashku të krijojmë një alfabet të përbashkët, jemi këtu jo për t`u përçarë por për t`u bashkuar…Kleriku mysliman Ibrahim efendiu është ngritur nga salla dhe ka shkuar tek faltoria ku fliste Gjergj Fishta dhe e ka përqafuar me lot në sy …
Shfletojmë kronologjinë e zhvillimit të Kongresit .
Kërkesa e delegatëve ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej më as me alfabetin grek as me atë arab por vetëm me alfabetin latin me 36 shkronjat të cilat përdoren edhe sot .
Mjeda tepër i emocionuar e ndez sallën kur ngrihet dhe reciton vargjet e tija të skalitura mjeshtërisht:
Përmbi za që lëshon bilbili
Gjuha shqipe m`shungullon 
Përmbi erë qi nep zymbyli
pa do zemrën ma ngushëllon…
Më pas Mjeda u thotë delegatëve:
-ABC ja e Manastirit e 22Nëntorit 1908 do të mbetet në qiellin e gjuhës dhe kulturës shqiptare si ylli i mëngjesit. Të ngjiet mallëngjimi në grykë kur shikon atë ndërtesë historike dhe atë sallë…të duket sikur trokasin përsëri pas 104 vjetësh hapat e largëta të atyre burrave flokëthinjur dhe të mënçur…Ke mall të ulesh në ato karrike të prekish poltronin ku ishte ulur Gjergj Fishta ,

Ja dhe një një vjershë e Gjerasim Qirjazit :
Do të punojmë për mëmëdhenë
Gjithë jetën sa të rroj
Do të zgjoj ata që flenë …

Aty janë kujtimet e Mihal Gramenos, i cili këtë moment historik e përshkruan kështu: Ah ,me sa gëzim e pritëm këtë ditë të Kongresit tonë të ABC, sepse ky kongres nuk ishte thjesht një kongres gjuhëtarësh por një kongres kombëtar për çështje të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare. E tërë procedura e kongresit e dokumentuar me foto dhe process verbali I Kongresit të Manastirit .Kryetar i Kongesit u zgjodh me vota të fshehta Mit`hat Frashëri dhe nën kryetar Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qiriazi . ja dhe dita e tretë e punimeve u krijua komisioni i Alfabetit të gjithës shqipe dhe kryetar i këtij komisioni u zgjodh poeti Gjergj Fishta me antarë të tjerë Ndre Mjedën, Luigj Gurakuqin, Sotir Pecin, Bajo Topullin etj. Kongresi i Manastirit u nda në katër grupe dhe tre ditë rrjesht punuan veçmas .Grupet patën diskutime të gjata dhe të ashpëra për të zgjedhur variantin e secilit grup ,madje debati zgjati saqë u rrezikua edhe kompromisi. Por ka qënë këmbëngulja e Ndre Mjedës që u arrit kompromisi i madh historik. Në proçesverbalin orgjinal të Kongresit lexojmë: -Të nesërmen para se të fillonte punimet kongresi Dom Ndre Mjeda shkoj tek Mih`tat Frashëri dhe i paraqiti dy alfabete. Zoti Frashëri pas një diskutimi të shkurtër ngeli i kënaqur dhe i tha Mjedës që këto dy variante t`i paraqiteshin komisionit. Sapo komisioni u mblodh dhe Mjeda po paraqitte variantin latin të alfabetit, pasi ky variant është më i thjeshtë më praktik që mësohej shpejt. Ky alfabet u ndërtua jo mbi bazën e shkronjave arabo -turke apo greke as me shkronja të përziera, por thjesht alfabet latin, alfabet ku çdo shkronjë shprehte një tingull –fonemë. Ndërkohë Luigj Gurakuqi zbulon një dërrasë të zezë që ishte në krye të sallës ku ishte shkruar ABC salla shpërthen në ovacione të gjata. I gjithë komisioni më pas nënëshkruan vendimin me një penë të vendosur mbi flamurin kombëtar. Të gjithë zotërinjtë delegatë dhanë besën e tyre, ka thënë Fishta. Njësimi i alfabetit ka thënë Mit`hat Frashëri është pema parë e kongresit, por ka dhe një pemë tjetër të bukur, ky është bashkimi i shqiptarve. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetëshëm, e ka mbyllur fjalën e tij Mit`hat Frashëri.
Çfarë ka ngelur sot nga Manastiri i Kongresit ?
Qyteti historik i Manastirit që ka qenë kryeqendër e shqiptarëve me popullsi dominuese shqiptare sot pas 109 vjet ka ngelur një qytet me fare pak shqiptarë të cilët nuk janë as 7 % nga 75% që kanë qënë athere ngjarie të madhe historike për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Por tek shëtit nëpër Manastir këtë qytet i cili ka mbartur shumë ngjarie historike për shqiptarët është e vështirë të gjesh gjurmë pothuajse asgjë. Shtypshkronja Universale që shtypi abetaret dhe librat shqip nuk i ka ngelur as nam as nishan. Edhe pse familja Qirjazi me pesë antarët e saj kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë ngjarje historike ku u ngrit shtypshkronja dhe që mbajti delegatët në hotelin e saj të Gërmenjëve nuk ka asnjë rrugë emrin e kësaj familje në Manastir, madje para pak kohësh shtëpia e Qirjazve i vetmi nishan prej tyre ka dalë në shitje tek një pronar i ri, qëllimi është më pas shembja e saj dhe zvëndësimi me një ndërtesë tjetër. Ndërtesa historike e Kongresit të Manastirit ishte në gjendje të mjerueshme dhe gati drejt rrënimit një ndëryrje e para disa kohëve me parë shpëtoi rrënimin e saj. Kati i parë i ndërtesës historike i është shitur për biznes ish prefektit të parë të Manastirit, i cili shet pllaka! Ajo që ka mbetur si gjurmë në Manastir dhe që nuk mund të zhduket është fusha e Pellagonisë që na kujton të parët tanë të Pellazgëve, Heraklea Linkesits, që të kujton fisin ilir të Linkestëve me mbretin e tyre Bardhyl, emir i lumit ‘Dragor’ që vjen nga fjala shqip Dragua si dhe emir i Manstirit që ka të bëje me fjalën shqip i butë. Qarqe të caktuar atishqiptre mnëse do të arrijnë të djegin ndërtesën e Kongresit të Manastirit pas tentativës së një nate më parë, ai zjarr nuk dihet se ku do të përfundojë pasi do të ketë një kosto shumë të lartë për Maqedoninë kështu u shpreh sot për gazetën “Telegraf” ish gazetari TV 2 Maqedoni Qenam Hasani. 
Sigal