Hrushov: Enver Hoxha nuk ka qenë asnjëherë agjent i KGB, CIA, anglezëve, por i Maos

1316
UDB e krijoi KGB-ja dhe dinte gjithë agjentët në Ballkan dhe sidomos në Shqipëri dhe Kosovë…
Sipas KGB që Krushovi drejtonte, deklaron qartë: “Enver Hoxha ishte agjent i Mao Ce Dunit”!(shiko foton dhe librin). Libri është përkthyer në italisht dhe është botuar në disa gazeta italiane. Le ta përkthejmë drejtpërdrejt përmbajtjen e faqes 506 të librit:
Kruscev Ricorda (Krushovi kujton) Sugar Editore.
“Gjatë Konferencës së komunistëve të partive punëtore, mbajtur në Kremlin më 1960, delegacioni kinez, udhëhequr nga Liu Shao Ci, kundërshton linjën tonë, duke gjetur mbështetje nga delegacioni shqiptar, veçanërisht e ashpër ishte sjellja e Enver Hoxhës, agjent i Mao Ce Dun. Ai tregoi dhëmbët e tij të helmatisur edhe më keq se vet kinezët. Mbas fjalës së tij, Dolorez Ibauri, një revolucionare e vjetër e devotshme për kauzën e komunizmit, u ngrit e indinjuar, duke thënë shumë e përqendruar, se Enver Hoxha i ngjante me një qen që kafshon duart e atij që e ushqen”! Këto janë shkruar e zezë mbi të bardhë nga një njeri jo dokudo, por nga kreu i Kremlinit…Hrushov!
Pra, konfirmohet; “Hoxha agjent i Mao Ce Dun dhe i askujt tjetër. Natyrshëm dalin pyetje, sot”: Po. Hoxha e solli Kinën në Shqipëri dhe dihet çfarë bëri Kina. Por, Kina që sot po industrializon Evropën dhe fuqi e dytë e globit, u përzu nga “shqiptarët” dhe Enveri ishte gjallë!? Thua e përzuri vërtetë Enveri superfuqinë e sotme apo ka një krah prosllav në krah të Hoxhës, që arriti të marr dhe pushtet, te mos zbatojë kërkesën për tu lidhur me Gjermaninë, atëherë e gatshme plotësisht; dhe të shkatërrojë për efekte sllave, te mos shkëputej Kosova nga Serbia, sepse Shqipëria është tmerr me lufte klase, burgje, internime dhe vetëmbyllje? Enigma që duan përgjigje historianësh serioze dhe jo mbështetës qaramane të linjës sllave, as enveriste të paarsyeshëm! Krushovi konfirmon, i pari, agjentin Hoxha nga shërbimi i tij i fshehte KGB….Nuk janë të vërteta? Duhet t’i fshehim a fshijmë si gabimisht bëhej në sistemin monist? Perse iku në të vërtetë Kina dhe klani sllav mori pushtet dhe shkatërroi Shqipërinë?
Spiro Mëhilli
Është e vështirë ta pohoj një gjë të tillë. Duke përfituar nga rasti mund të them që akoma ka shokë të mi që më thonë : “Kush të shkolloi dhe kush të bëri kuadro, Enver Hoxha”! O Zot, dhe unë po u them atyre se kush e çoi për të studiuar në Francë Enver Hoxhën? Mbreti “Zog I” dhe Ministria e Punëve të Brendshme, të dhëna që janë botuar në shtypin periodik, pra del se ai as më shumë dhe as më pak ka qenë agjent i qeverisë mbretërore. Ai me bursën e shtetit mbahej dhe kur u pa që nuk shkonte në Universitet ia prenë atë dhe po me ndërhyrje e dërguan në Bruksel dhe e emëruan sekretar përkthyes pranë konsullit belg, zotit Maroth de Marothu në vitin 1934 dhe kush ishte shkaku që ai u largua nga konsullata, tashmë dihen.. Në kohën e pushtimit, në vendin tonë u ngritën çetat e para, ndoshta dhe në Europën që sapo kishte filluar të pushtohej, dhe më pas batalionet deri sa arritën te brigadat. T’iu bëj një pyetje: “Me çfarë armësh e municionesh luftuan dhe me çfarë rrobash u veshën partizanët tanë”? Pse me veshmbathjen e 120 ushtarëve italianë të dorëzuar dhe pasi u zhveshën u pushkatuan nga Mehmet Shehu, do vishej një brigadë e tërë? Po pse me ndonjë aksion që bënin njësitet partizane apo guerile nëpër depot e armatimeve të italianëve do pajisej një ushtri me rreth 23 mijë partizanë? Jo zotërinj. 

Ushtria Nacional-Çlirimtare u instruktua, u pajis me armë e municione, u vesh, u mbath dhe u ushqye me sterlinat e anglezëve. Në 1945 gjithçka u mohua. Ata u quajtën armiq dhe u dëbuan nga vendi ynë. U lidhëm me “vëlla” Titon. Dihet ndihma e tyre, mund të them se nga 1945 deri në 1948 në Jugosllavi studionin në shkollat e larta dhe të mesme të atij vendi mbi 1000 veta, ku gjysma ishin ushtarakë. Tito “tradhtoi” dhe ne u lidhëm me BS. Ndihma ishte kolosale. Dy miliardë rubla (500 milionë dollar sipas kursit të kohës), 6000 veta studionin, 5000 në profile ushtarake dhe 1000 në universitete, fakultete apo institute civile, ku 80% e të gjithë shpenzimeve për ushtarakë e civilë përballohej nga shteti sovjetik dhe mbi të gjitha, 50% e ushtrisë efektive të Shqipërisë mbahej me armatime, rroga dhe ushqime po nga BS. Kur Nikita Hrushovi i çori maskën Josif Stalinit, partia jonë e quajti tradhtar dhe revizionist. Studentët shqiptarë e dinë mirë që nga viti 1953 në BS nuk gjeje asnjë rrugë, shesh, institucion që të mbante emrin e tij, si dhe asnjë monument. Enveri ynë e braktisi BS dhe u lidh me Kinën 800 milionëshe të Mao Ce Dunit, duke marrë prej tij rreth 5 miliardë dollarë kredi për të ngritur një industri në përgjithësi primitive vetëm për të futur njerëzit në punë që të merrnin një rrogë minimale për të mbajtur frymën. Edhe Kina tradhtoi Marksizëm-Leninizmin, dhe ne u lidhëm me grupe marksiste-leniniste kudo që ndodheshin në Europë apo në Amerikën Jugore, si fjala vjen me berberin Fosko di Nuçi, më Zhan Gripan apo Zhoao Amazonasin. Asnjë shtet nuk mund të ekzistoj pa informatorë të quajtur ndryshe agjentë ose spiunë. Ja se ç’më ka thënë një shoku im, i cili vitet e fundit ishte në Moskë (ruaj privatësinë). Spiro pash një ndërtesë të bukur disakatëshe dhe mendova se mos ishte ndonjë market. Hapa derën dhe para meje një holl i madh. 

U tremba dhe dola jashtë. Nuk kisha bërë më shumë se njëzetë metra kur një dorë preku lehtë supin tim. Ktheva kokën dhe pash dy djem të fuqishëm. Njëri prej tyre më tha: “Zotëri pse u largove? “ Ç’të bëja”,- iu përgjigja. “Mund të vini e të shikoni dosjen tuaj, zyrat e KGB-ës janë të hapura për çdo qytetar”. “Unë nuk jam rus”. “Punë e madhe, nga ish republikat tona besoj? “Jo, jam i huaj”, “Po gjuhën tonë e flisni mirë”. “Kjo gjuha juaj më ka marrë më qafë”-“Pse?” “Sepse në vendin tim, në Shqipëri kam bë burg politik i akuzuar si agjentë i juaj”. “Zotëri, po të them një gjë. Ta dini mirë ju dhe kushdo që ka vënë këmbë në BS ka dosjen e tij në Lubjanka, por ke qenë, apo nuk ke qenë, ose nëse ke qenë dhe vazhdon të jesh agjent yni, eja dhe shikoje dosjen me sytë e tu”. Më vinte rëndë ta pyesja më tej. Pas vrasjes së Kryeministrit, Mehmet Shehu, Enver Hoxha e cilësoi atë poliagjent, midis tyre dhe të BS. Sovjetikët reaguan me një herë: “Mehmet Shehu nuk ka qenë agjent i ynë”. Dua të them se edhe nëse ka qenë, personalitete të tilla nuk shiten nga agjentura, për më tepër që Mehmet Shehu ka studiuar disa muaj në akademi në atë vend. Nuk e di se çfarë e ka shtyrë Nikita Hrushovin të bënte një shitje publike të një udhëheqësi, por ndoshta kjo vinte pasi Enver Hoxha u përball dhëmbë më dhëmbë me liderët komunist në Gjeorgjevskaja në vitin 1960. Unë jam i mendimit gjithmonë të rezervuar, se Enver Hoxha, nëse ka qenë agjent, ka të ngjarë t’i përkiste krahut europian, pra atij Francez. 
Pëllumb Zaimi
Kjo është për të qeshur. Enveri agjenti i kinezëve? E pabesueshme. Enveri shkoi u lidh ideologjikisht me Kinën, u lidh për një ideal. Kjo është e vërteta. Por pastaj rrugët u ndanë. Të gjithë e dinë se çfarë ka shkruar Enveri në librin e tij “Shënime për Kinën”, një libër që ai i ka hyrë me detaj gjithë shoqërisë kineze dhe veçanërisht tezave të Mao Ce Dunit. Të gjithë e dinë se termi “Kinezërira” ka dalë nga goja e Enver Hoxhës. Unë po përcjell një logjikë të thjeshtë, kur Enveri nuk u bë agjent i superfuqive të kohës, si mund të bëhej i Kinës? S’ka arsye. Ai e ka demaskuar më shumë se të gjithë, politikën e Maos. A mundet që një agjent të shajë në atë mënyrë eprorin? Pyetja tjetër ku janë dokumentet, ku janë faksimilet që e saktësojnë këtë deklarim? Ku janë burimet dhe ku fshihen ato? CIA dhe UDB bënë çfarë ishte e mundur që ta bënin agjent, por më kot. Të gjithë ata që e kanë akuzuar Enverin për agjent kanë dalë blof, siç kanë dalë blof kur e akuzuan si agjent të UDB. Hrushovi ka dashur me këto kujtime të ndoti Enverin, se vetë ishte i tillë. Nuk harrohet, se si Hrushovi në OKB përplaste këpucën në tavolinë që ta dëgjonin. Enveri ishte shumë më i qytetëruar, shumë më i ditur, shumë më i bukur, shumë më serioz dhe patriot, se Hrushovi. 
Marko Dajti
Pretendimi i Hrushovit është absurd. Nuk ka asnjë bazë dokumentare apo të dhëna të tjera historike. Marrëdhëniet e PPSH me PKK filluan të intensifikohen pas mbledhjes së 81 partive, ku qëndrimet e dy partive ishin të përafërta. Pas kësaj, lidhjet u forcuan jo për arsye politike, por për arsye interesash të përbashkëta. Shqipëria kishte nevojë për Kinën, por edhe Kina kishte nevojë për pozitën strategjike të Shqipërisë në Ballkan. Hrushovi nuk ka qenë ndonjë lider politik që kishte nën kontroll shërbimet sekrete dhe as merrte vesh nga punët e spiunazhit. Mjafton të përmendim faktin se u rrëzua nga një grusht shteti dhe ai nuk arriti as të kuptonte çfarë po ndodhte rreth tij. Imagjinoni, si mund të kuptonte se çfarë bënte Enveri në Shqipëri!?
Sigal