Horror në Vlorë, barinjtë gjejnë një kokë njeriu të prerë

801
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Barinjtë e fshatit Karbunarë kanë gjetur afër zonës një kokë njeriu të prerë. Menjëherë barinjtë kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet.
Koka është gjetur e shkëputur nga trupi, dhe ka një vrimë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një plumb. Koka u gjet në një parcelë, dhe kjo mendohet të jetë bërë qëllimisht, pasi në periudhat e dimrit në këto zona nuk ka thuajse fare lëvizje.
Nisur nga gjendja e dekompozuar e kokës së prerë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth tre muaj më parë.
Një tjetër dyshim është se personi mund të jetë vrarë diku tjetër, dhe koka mund të jetë shkëputur nga kafshët e egra.
Koka e gjetur është dërguar për ekzaminim, ndërsa po vijojnë kërkimet për trupin e viktimës.
Sakaq, Policia ka nisur hetimet edhe për rastet që janë denoncuar persona të zhdukur, për të arritur në identifikimin e viktimës.
Sigal