Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë në nderim të jetës dhe veprës së ish-ministrit dhe ish-deputetit Luan Hajdaraga.

Presidenti Meta, pasi u përkul me respekt para trupit të pajetë të të ndjerit duke vendosur një kurorë me lule, i përcolli famijes Hajdaraga ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta për këtë humbje të parakohshme të njeriut të tyre të dashur.

Në prani të mediave Presidenti i Republikës u shpreh për bashkëpunëtorin e tij të vjetër duke theksuar: “Duket si një moment që nuk i takon botës reale për arsye sepse kujtimet me të janë kaq të shumta dhe kaq të jashtëzakonshme.

Ai ishte kaq mendjehapur dhe po kështu me një sens të lartë humori saqë vërtet për mua do të mbetet gjithmonë i gjallë, i këndshëm dhe një njeri i përkushtuar për të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe gjithmonë mjaft miqësor me të gjithë.”