Homazhet për Dritëro Agollin, LSI anullon Konventën për Tiranën në shenjë respekti

602
Dritëro Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85¬vjeçare. Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e shkrimtarit të mirënjohur, të cilat do të mbahen ditën e nesërme në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:30-13:00. Për të respektuar ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të shkrimtarit Agolli, LSI nuk do të zhvillojë Konventën e parashikuar për nesër në Pallatin e Kongreseve, njoftojnë nga kjo parti.
Sigal