Homazhet në kujtim të shkrimtarit, Meta: Teodor Laço la pas një trashëgimi të pasur

505
Sigal


Gazeta Telegraf/


Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në homazhet e zhvilluara në
nderim të  
 shkrimtarit dhe   personalitetit   të   shquar  të   kulturës   sonë   kombëtare,   z.

 Teodor Laço, i ndarë nga jeta një ditë më parë. Në homazhet e
mbajtura në mjediset e Ministrisë së Kulturës, z. Meta vendosi një kurorë
me lule në nder të figurës së tij.

 Z. Meta, duke folur për mediat, shprehu ngushëllimet për familjarët
e z. Laço. Kryetari i Kuvendit vlerësoi kontributin e z. Laço në kulturën dhe
letërsinë

 tonë, por edhe në nxitjen e proceseve demokratike duke dhënë
kontributin e tij dhe në Kuvendin e Shqipërisë.

 


Kryeparlamentari Ilir Meta
deklaroi se Teodro Laço la pas një trashëgimi të pasur në të gjitha fushat.
“Ndarja nga jeta e një personaliteti të shquar të një shkrimtari publicist si
teodor Laço, është një humbje që do ta ndjejnë të gjithë. Për arsye se kontributet
e tij kanë qenë të spikatura, që nga periudha kur ai kontribuoj për letërsinë,
por dhe në qeverisjen e vendit. Ndaj me këtë rast dua të shpreh jo vetëm
keqardhje për këtë humbej, por edhe besimin se Teodor Laço ka lënë pas një
trashëgimi në të gjitha fushat. Ndaj do respektohet gjithmonë.”,
pohoi Meta.



Berisha: Humba një mik të çmuar. Do kujtojmë zërin e tij të
fuqishëm


I pranishëm në homazhet në ndër
të Teodor Laços ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Deputeti I djathtë
shprehu para mediave se vdekja e Laços ishte një humbje e madhe për botën e
kulturës, por edhe politikën. Ai theksoi se sot kishte humbur një mik të mirë,
një intelektual I zot që fliste me zërin e arsyes.

“Teodor Laço është një humbje e madhe për botën e kulturës, artit
të letrave dhe politikës, Laço ishte njëri prej shkrimtarëve më të shquar të
vendit, një nga intelektualët më të formuar. Një nga politikanët më të urtë.
Zëri I tij, ishte zëri i arsyes. sot, ndofta kanë kaluar shumë vite dhe
njerëzit kujtojnë me nderim të madh autorin e njërës prej komedive më të
pëlqyera në vitet e diktaturës nga mbarë shqiptarët siç ishte ajo ‘Shi në
plazh’. Sot kanë kaluar vite, por njerëzit kujtojnë zërin e fuqishëm të
intelektualit Laço. Teodro Laço është shkrimtari ndofta që i thuri himne më të
bukura Korçës dhe korçarit. ndaj ai zë një vend të ndritur në letërsi. Ndihem I
lënduar se kam humbur një mik të çmuar.”, tha Berisha.


Jetëshkrimi i shkrimtarit dhe ish-deputetit


Teodor Laço. Ai lindi më 29
shtator të 1936 në fshatin Dardhë të Korçës. Paraditen e nesërme në nder të
tij, për t’i dhënë lamtumirë e fundit janë parashikuar homazhe, që mësohet se
do të mbahen në Ministrinë e
Kulturës.

Edhe pse studioi agronomi në Universitetin e Tiranës, Laço ndoqi
pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60. Laço është
autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive,
skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë
përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit.
Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në
vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën
Ruse.