Homazhe përpara Persidencës sot në orën 18:00, për viktimat e sulmit në Paris

55
Në Tiranë do të zhvillohen homazhe në nder të viktimave që u vranë në Paris në 13 nëntor.
Ceremonia e homazheve do të zhvillohet përpara institucionit të Presidencës.
Për këtë qëllim Drejtoria e Policisë së Tiranës njofton se orën 17:00, do të ndalohet levizja e mjeteve nga “Ura e Dajtit” , dhe “Libri Univeristar” në drejtim te sheshit ” Nënë Tereza”.
Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në segmentin bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, përballë Institucionit të Presidentit te Republikes (nga Hotel Sheratoni, Sheshi “Nënë Tereza” deri tek kryqëzimi me Hotel “Rognerin”).