Holokausti, lubi e jetës njerëzore, detaje nga dëshimtari okular Stillo Papadhima

1267
Agron MEMA

Holokausti ka ardhur në qytetin e Sarandës nga moderatori, ish mësuesi i historisë së shkollës së mesme bujqësore të Delvinës, Vladimir Kodheli. Veprimtaria e ndërtuar në dy faza: holokausti në bregdet dhe jugun e Shqipërisë dhe komuniteti hebre në trevat e Sarandë-Delvinës ka ardhur në kuadër të 27 janarit, ditës ndërkombëtare të të përkujtimit të Holokaustit. Mes referuesve të panelit ku janë hedhur dritë se nuk ka marrëzi shfarrosëse të jetës njerëzore të pjellë nga mendja po njerëzore se sa kjo masë ekstreme e lindur si ide e liderit nazist Adolf Hitler në librin e tij “Lufta ime” ku perifrazon idenë antinjerëzore se “raca ariane duhet të mbizotwrojë si raca më e pastër njerwzore…” ç’ka nënkupton se shumë popuj, të vegjël apo të mëdhenj qofshin që nuk janë racë ariane duhen zhdukur me të gjitha mënyrat, dhe një nga këto është shfarosja në masë, holokausti. Pavarwsisht ngjyrave që mund të nënkuptoheshin nga referues të shumtë ku u munduan tja atribuonin fitoren ndaj nazizmit, komunizmit, duke harruar se aleanca antifashiste nuk përbëhej vetëm nga BS-ja komuniste, por edhe nga Anglia dhe SHBA-ja kapitaliste. Pra kemi të bëjmë me një front antifashist dhe jo komunist vetëm. Midis tyre, nëpërmjet detajeve të vogla, por tepër të rëndësishme, erdhi edhe dëshmia e shkurtër dhe e qartë e ish të internuarit në kampet e përqëndrimit nazist të Mesburgut, 90 vjeçarit Stillo Papadhima. Dëshimtari okular që pa me sytw e tij tmerrin e këtyre kampeve shfarosëse të nazizmit solli tek të pranishmit atmosferën rrënqethëse të atyre viteteve ogurzeza ku jeta luhej në fije të perit dhe ishte kthyer në një fabrikë epruvetash eksperimentale. Bregu i Detit ishte zona që mbajti mbi supe vrasjet dhe internimet masive për shkak se rezistenca e këtyre fshatrave qe antifshiste. Dhe shifrat e tregojnë qartë këtë. Nga Bregu i Detit dhe shumë pak nga disa fshatra të tjera rrotull tij, u internuan në kampet e Gjermanisë naziste 206 persona, kur vetëm nga e gjithë Shqipëria shifra kapte numrin 777, pra një peshë e madhe numerike e personave të internuar nga kjo trevë. Stillo Papadhima tregon se u arrestuan dhe u internuan gjatw operacionit nazist të Qershorit 1944 dhe u degdisën në kampet e përqëndrimit të Mesburgut. Kishin vetëm kashtë të shtruar në dyshime dhe një batanije për tu mbuluar. Ushqimi qe vetëm 70 gr bukë, një kokër patate dhe një gotë çaji në ditë. Na griu pleshti dhe këpusha. Pas tri ditwve na çuan të laheshim. Na veshën me uniformë burgu dhe me matrikull. Numri im qe 135018. Kur bëhej apeli përmendnin numra dhe jo emra. Kampi i Mesburgut kishte rreth 250 mijë të internuar nga kombe të ndryshme. Ç’do ditë shumë makina të ngarkuara me njerëz largoheshin e nuk ktheheshin. Të tjerë vinin të internuar. Na çonin të punonim nga 10-12 orë në ditë në zhdukjen e pasojave të bombardimeve të luftës. Të lodhur dhe të uritur. Kështu vazhduam me këtë ritual derisa u çliruam nga aleatët anglez. Na liruan nga kampi po mbetëm rrugwve si peshku pa ujë. Shumë shpejt u nisëm për në Austri. Me interesimin e Jugosllavisë u nisëm drejt saj dhe shumë shpejt u gjendëm në Strugë. Ishim 7 veta. Nga Struga u nisëm për në Shqipëri me këmbë nga kufiri tokësor midis shteteve. Sa kaluam kufirin na dalin para tre ushtarakw me dy yje në sup. Ishin shqiptarë e na folën shqip. Na quajtën spiuna gjermanë dhe donin të na merrnin rrobat, se rrobat i kishim të reja, kostume angleze. Na veshën vetw anglezët kur na çliruan nga kampi nazist i Mesburgut. Pas shumë debatesh njërin sikur e njoha. Ai më pyeti se nga isha dhe i kujt isha. Kur ju përgjigja u tha shokwve se na njihte ai dhe na lanë të lirë. Kishte ngrënë bukë në shtëpinë tonë dhe kishte qenë shofer nga Delvina, po tani qe bërë oficer. Mbwrritëm në shtëpitë tona. Malli dhe dashuria, loti dhe gëzimi nuk mbaheshin si nga familjarët ashtu dhe fshatarët tanë për kthimin tonë. Gjithçka dukej ëndërr nga ato që kishin dëgjuar. Por edhe me dhimbje se kishim lënë shumë nga shokët tanë dherave të huaja… “,-këtu e përfundoi rrëfimin e tij ish i internuari në kampet naziste, Stillo Papadhima duke dhënë mesazhe të qarta nga ajo kohë e errët dhe e tmerrshme në botën e internimit nazist. 
Sigal