Holanda fiton Eurovisionin, Jonida Maliqi e 18-ta

554
Sigal

Pas 44 vitesh, Holanda është shpallur shteti fitues i Eurovision Song Contest 2019, kurse Shqipëria u rendit në vendit e 18-të.

Me votat e jurisë profesionale, në vend të parë doli Suedia dhe në vend të dytë Macedonia e Veriut por ishin votat e publikut ato që shpallën fitues Duncan Laurence me këngën “Arcade”, që këngëtari e krijoi për një person që nuk jeton më.

Paçka se u cilësua si zëri magjepsës i Eurovisionit, Jonida Maliqi u rendit në vendin e 18-të. “Kthjeu Tokës” nuk mori pikët e jurisë profesionale, pasi u vlerësua në total me 43 pikë dhe shkoi në 90 pikë nga votat e publikut.

Befasues ishte Maqedonia e Veriut, e cila u rendit e dyta nga votat e jurisë profesionale por nga votat e publikut, Tamara kaloi në vendin e 8-të.

Gara ishte e ashpër mes Holandës, Italisë, Suedisë, Maqedonisë së Veriut, Rusisë e Zvicrës. Në vend të dytë radhitet Italia dhe Rusia në të tretin.