Hoffmann: 600 shqiptarë ikin në një ditë për azil, shqetësim i madh!

83
TIRANE – “Mos u largoni nga Shqipëria sepse do të ktheheni”. Këtë qëndrim ka ripërsëritur edhe njëherë ambasadori gjerman në Shqipëri Hellmut Hoffmann gjatë fjalës së tij në Konventën Rajonale të Integrimit Evropian. Sipas ambasadorit Hoffman vetëm në një ditë janë larguar rreth 600 persona nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe ky është një shqetësim i madh.
Kryediplomati gjerman u ndal veçanërisht në largimin e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian për të kërkuar azil, shqetësim ky sipas tij, jo vetëm i Shqipërisë por edhe i rajonit.
“Eksodi i kohëve të fundit drejt vendeve perëndimore e kryesisht Gjermanisë ka marrë shumë shpesh përgjigjen se azilkërkuesit nga Shqipëria nuk do të lejohen të qëndrojnë në këto vende por do të largohen”, -u shpreh ambasadori.
Ambasadori Hoffmann e ka lëshuar këtë thirrje drejtuar shqiptarëve nga konferenca e zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë Jashtme të Shqipërisë.