Hoffman: Investitorët gjermanë të pakënaqur me situatën në drejtësi

549
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hoffman tha nga Durrësi se të paktën që nga korriku i vitit 2013, asnjë gjyqtar apo prokuror nuk është dënuar në vend, ndërsa komuniteti i biznesit është i pakënaqur dhe gati të tërheqë investimet. “Nga bisedat që kam pasur me investitorët gjermanë në Shqipëri kam mësuar se ata janë të pakënaqur dhe shprehen të gatshëm për t’u tërhequr nga vendi. Ky shqetësim është bërë prezent edhe gjatë takimit të fundit të kancelares Angela Merkel me kryeministrin Rama”, deklaroi Hoffman. Reforma në drejtësi është një domosdoshmëri për të përmirësuar situatën në vend dhe për të vendosur barazinë para ligjit për të gjithë. Ndërkohë, i pranishëm në konsultimin publik mbi reformën në drejtësi, kryetari i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Rauning e vuri theksin tek rëndësia e konsultimeve që siguron sukses të reformës.
Sigal