Hoffman: 1600 azilkërkues shqiptar vetëm në janar,të gjithë do kthehen

515
Sigal

ELBASAN – Të gjithë azilkërkuesit ekonomikë nga Shqipëria dhe Kosova që ndodhen në Gjermani do të kthehen. Deklarata është bërë nga Ambasadori Gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffman, gjatë një takimi që zhvilloi në qytetin e Elbasanit me kryebashkiakun, Qazim Sejdini. 

Sipas Hoffman, vetëm gjatë janarit, kanë udhëtuar në drejtim të Gjermanisë, 1600 azilkërkues ekonomikë nga trojet shqiptare, por se asnjëri prej tyre nuk do të përfitojë azil, por përkundrazi do të kthehen.

Hoffman nënvizoi se Gjermania nuk do të pranojë asnjë azilkërkues ekonomik.

“Vetëm në janar në Gjermani erdhën 1600 azilkërkues ekonomikë nga trojet shqiptare, të cilët shumë shpejt do të kthehen. Kemi pranuar azilkërkues për arsye politike por nuk do të pranojmë azilkërkues ekonomikë.” tha Hoffman