Hodhi gruan nga dritarja, burg përjetë për Ferdinand Rukon

621
Gjykata e Krimeve të Rënda kanë dhënë dënimin me 35 vite burg për Ferdinad Rukon i cili vrau bashkëshorten një vit më parë duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ferdinand Ruko mori dënim kapital nga gjykata, ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ju konvertua në 35 vite pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar.
Në gjykatë ai parashtroi konfliktin me bashkëshorten duke thënë se nuk ishte ai që kishte dashur ta vriste, por ajo e kishte detyruar duke kërkuar mëshirë përpara trupit gjykues.
Ky vendim i gjykatës është komentuar edhe nga familjarët e së ndjerës Liljana Ruko të cilët e cilësuan vendimin si turp të drejtësisë.
Sigal