Sigal

Historiania Elena Kocaqi e ftuar në “360 Gradë”, tha se kandidati për ministër të Jashtëm nuk njihte konceptet juridike.

KocaqiDeklarata ishte konfuze e kandidatit për arsye që ai nuk kuptonte shumë koncepte juridike për kufijtë. Ministri është 28 vjeç, unë kam 30 vjet shkollë.  Nga ana juridike ai ngatërronte shumë koncepte juridike që mund të sjellin nesër shumë problematika. Nuk i njoh ndonjë punim shkencor në këtë drejtim. Nga Kosova le të dojë ministër i Jashtëm. Le të marrin kë të dojë. Jam dakord që ministri i Jashtëm të jetë nga Kosova, por me një profil shumë të qartë. Ama për sa i përket qëndrimit për kufijtë, duhet të jetë i rezervuar. Jemi ne ata që po shkëmbejmë pjesë të territorit tonë me territore shqiptare. Sepse Veriu i Kosovës dhe Lugina e Preshevës, janë shqiptare.