Historia e Bankave dhe e Lekut në Shqipëri

2523
Prof. Alqi NAQELLARI

Me rastin e javës ndërkombëtare të parasë, në vazhdimin e shkrimit të parë me kuriozitete për paranë në botë, kemi përgatitur një material mbi historinë e bankave dhe të lekut në Shqipëri. Nuk pretendojmë që e kemi shterur informacionin. Materiali është strukturuar më së shumti në formë të një informacioni të thjeshtë i shoqëruar me fotot përkatëse.

Banka e Parë në Shqipëri është themeluar që në 1850. Kjo e vërtetë është zbuluar nga F.Shaska që e ka publikuar në librin e tij modest prej 32 faqesh. Në faqen 8 të librit thuhet: “Bezhanët e Vlorës sollën me vete mentalitetin e kapitalit të lëvizshëm, pasurimin nëpërmjet parasë, tregëtisë. Aty nga fillimi i shekullit të XIX ndërtuan në lagjen Muradie të Vlorës një shtëpi për banim e cila është edhe sot pronë e tyre e banon një familje Bazhani”1. Në fasadën e kësaj godine ndodhet një pllakë bronxi ku shkruhet ”ASSICURAZIONI GENERALI TRIESTE 1831”. Marëdhëniet e Bezhane me shtetet fqinje ishin të shumta, atyre ju lindi dëshira për të krijuar një Bankë. Kjo u realizuan në 1850 kur u çel e para Bankë shqiptare e cila ka 168 vjetorin e saj.

Në ALMANAKUN anglez në faqen 716 Shkruhet:”
P.I.Bezhani Valona, Albania
Themeluar Fillimisht në 1850
Partner Pandeli Bezhani
Mbajtësi i Prokurës Elefter Bezhani
Telegramet “Bezhani, Valona”
Kodet;A,B,C botimi i 5;privatisht
Agjent Londinez-Bank of Athens
Agjent Nju-Jorkez- national City Bank of Neŵ York.
Në këtë faqe të Almanakut paraqiten 4 Banka:
Banka private Bezhani 1850,
Banka private Philadelphia USA 1764,
Banka Rumune 1872,
Banka Birmingan USA 1887.

Edhe në këtë faqe të ALMANAK një Bankë është më e vjetër se banka jonë2. Transaksione të kësaj banke janë gjetur gjer në vitin 1920. Në këtë mënyrë mbetet banka me aktivitetin më jetëgjatë në Shqipëri.

Më 4 shkurt 1863 u krijua Banka Perandorake Osmane që emetoi bankënota të konvertuara në ar. Kjo bankë ngriti degë në të gjitha vilajetet shqiptare të perandorisë si në Janinë, Manastir, Shkup dhe Shkodër. Në 1888 u krijua Banka Bujqësore e Perandorisë Osmane që shtriu veprimtarinë e saj nëpërmjet degëve dhe agjensive në qytetet Berat, Elbasan, Kavajë, Korçë, Shkodër etj. Në vitin 1912 kjo bankë ju kishte dhënë fermerëve shqiptarë 6.7 milionë groshë ar kredi, pjesa më e madhe me afat të gjatë kthimi. Në vitin 1909, Banka Tregtare e Lindjes hapi në Shkodër një filial me emrin “Tozzi end Company”. Në 1913 në Shqipëri u krijua Banka Kombëtare e Shqipërisë si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Ŵienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar Italian. Kapitali i saj ishte austriak dhe italian dhe kapte shumën prej 10 milion korona ari. Sipas kësaj marrëveshjeje, Banka Kombëtare e Shqipërisë do të kryente funksionet e një banke qendrore.-do të emetonte kartëmonedha në gjuhën shqipe dhe frënge; -do të shërbente si agjent fiskal për qeverinë;-do të tregtonte bono thesari dhe letra me vlerë për llogari të qeverisë shqiptare. Gjithashtu si një bankë e nivelit të dytë do të kryente aktivitete tregtare si:-pranimin e depozitave; -dhënien e kredive tregtare dhe hipotekare;-emetimin e obligacioneve të garantuara, etj. Monedha kombëtare zyrtare u vendos franga shqiptare. Në 15 mars 1925 u themelua në Romë Banka Kombëtare Shqiptare. U miratua nga Senati Ítalian në shtator të 1925. Së bashku më të u miratua edhe Statuti i B.K.SH dhe ligji mbi veprimtarinë e arkës. Këto Banka ndikuan në vendosjen e një stabiliteti relativ të ekonomisë. Nga 1928-1935 politika monetare dhe e kreditit të përdorur çoi në mbivlerësimin e lekut duke ngadalësuar ritmin e rritjes ekonomike. Menjëherë pas krijimit të BKSH-së, zyrat qendrore u transferuan në Durrës. BKSH u ngrit në formën e një institucioni emetimi dhe kreditimi. Gjatë vitit 1925 lindi monedha e re shqiptare, Lek-u; 5 lek ishin të vlefshme me 1 frang ari shqiptare.

Në 1926, Banka e Athinës, një ndër bankat më të fuqishme greke, hapi dy degë, në Durrës dhe në Korçë.
Në vitin 1934 u çel Banka Jugosllave e Eksportit, “Export Banka”.
Në vitin 1937 u çel Banka Italiane e Bujqësisë.

Më 13 janar 1945 Kryesia e KANÇ-it miratoi ligjin mbi anullimin e konvencionit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të saj. Ajo miratoi ligjin organik të Bankës së Shtetit Shqiptar duke krijuar në këtë mënyrë institucionin më të rëndësishëm të sistemit financiar të shtetit shqiptar. Në këtë periudhë sistemi bankar shqiptar ishte me një nivel. Banka e Shtetit Shqiptar mbështeti në mënyrë ekstreme shtetin e diktaturës së proletariatit. Ajo shërbente si bankë emisioni, krediti dhe pagesash. 

Pas Bankës së Shqipërisë, u themelua Banka Bujqësore në 1 janar 1979. Kjo bankë ishte tërësisht më kapital shtetëror dhe kishte si objektiv kreditimin dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Karakteristikë për këtë periudhë ishte aplikimi i zbatimit të instrumenteve monetare direkte si ai i ”normave të interesit”, i “ kursit të këmbimit” etj, ndërsa objektivi i saj ishte plotësimi i planeve 5 vjeçare, industrializimi i ekonomisë etj.

Pas viteve 1990 me vendosjen e sistemit të ri ekonomik u realizua dhe reforma e rëndësishme kombëtare në sistemin bankar për t’iu përshtatur situatave të reja ekonomike. 

Në vitin 1992 u themelua sistemi bankar dy nivelesh. U miratuan dy ligje themelore. Ligji Nr.7559 i datës 22.04.1992 “Për Bankën e Shqipërisë” dhe Nr. 7560 datë 28.04.1992”Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”. Pas tyre për aktivitetin bankar janë miratur një sërë ligjesh të tjera të rëndësishme. Në esencë të tyre qëndronte sigurimi i pavarësisë funksionale të Bankës Qendrore nga Qeveria, përcaktimi i kompetencave ekskluzive të saj si emetimi i monedhës së vendit, hartimi dhe zbatimin e politikës monetare kombëtare, monitorimi i aktivitetit ekonomik të bankave të nivelit të dytë, licensimi i tyre, raportet me to etj. Kështu Banka e Shqipërisë mori të gjitha funksionet e një banke qendrore, ndërsa Banka Kombëtare mori funksionet tregtare të Bankës së Shtetit Shqiptar.

Sot në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin e tyre 16 banka tregtare. Janë të gjitha me kapital privat dhe tre prej tyre kanë kapital vendas. Pronarët e tyre janë grek, austriak, italianë, arabë, amerikan, turq etj. Në këtë fushë predominon kapitali bankar grek.

Historia e kartmonedhave dhe monedhave 
Në 1920 u emetua seria e parë e obligacioneve qeveritare tre vjeçare me një vlerë totale prej 2 milion frangash ari. Gjatë këtij viti, qeveria hyri në bisedime me qeverinë italiane për të ringritur Bankën Shtetërore të Shqipërisë në formën e një sipërmarrjeje të përbashkët. 

Obligacione, letra me vlerë etj kanë qarkulluar në Gjirokastër, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Më poshtë po japim një seri prerjesh të kartmonedhave të kohës.

Vitet 1926-1939. Përgjatë vitit 1926, Banka Kombëtare e Shqipërisë emetoi dhe hodhi në qarkullim: kartëmonedhat me prerje 5 franka ari, 20 franka ari dhe 100 franga ari; monedhat ar 20 franka ari dhe 100 franga ari, monedhat argjend 2 franka ari dhe 5 franka ari, dhe monedhat e tjera 5 qindar leku, 10 qindar leku, ¼ leku, ½ leku dhe 1 lek.

Prerje 5 franka ari
Prerje 20 franka ari.
Prerje 100 franga ari

Në vitin 1925 u emetua monedha e parë me emrin LEK por që njihet viti 1926 sepse monedha e prerë në 1925 e kishte shqiponjën me një kokë.

Pas pushtimit Italian në 1939, një ndër masat e para që u mor, ishte shfuqizimi garancive në ar për frangën shqiptare dhe zëvendësimi me lirën italiane, që gjithashtu u garantua me ar.
Prerje 5 lek

Prerje 2 lek
Ahmet Zogu ka meritën e vendosjes së Emrit të Aleksandrit të Madh në monedhën e Shtetit Shqiptar. Shqipëria është i vetmi shtet në botë që në monedhën e saj mban Emrin e Aleksandrit të Madh. Paraja shqiptare edhe sot quhet “LEK”. Emrin e Aleksandrit të Madh në paranë e tyre nuk e kanë as Maqedonia dhe as Greqia. Në këtë mënyrë Banka e Shqipërisë ka të drejtën e saj ligjore që të vazhdojë të pres monedha me figurën e Aleksandrit të Madh. 

Aleksandri ishte nga njëra prej tri trevave Pellasge, Maqedonisë ku flitej shqip, ashtu sikundër në Epir dhe në Iliri. Për grekërit, maqedonët, epirjotët dhe ilirët ishin barbarë. Maqedonia nuk duhet asnjëherë ta ndryshojë emrin e saj, pavarësisht nga presionet greke. Atë e ka vendosur historia e Aleksandrit të Madh dhe nuk mund ta ndryshoj dot sot askush. 

1 lek me portretin e Aleksandrit të Madh, 1926.Me dekretligjin e datës 7 korrik 1947, si njësi monetare caktohet Leku, i cili zëvendësoi Frangun, ndërsa ky i fundit tërhiqet përfundimisht nga qarkullimi. Që nga ky moment, kartëmonedha lekë ndryshon herë pas here simbolikën dhe përmasat. 

Kartmonedha 10-50-500-1000 lekëshe
Kartmonedhë 100 lekëshe
Në 1965 ndryshoj raporti i lekut 1/10 si dhe për herë të pare shtypen dhe hidhen në qarkullim nënfisha të lekut, qindarkat. Karakteristikë e këtyre kartmonedhave është se në Shqipëri ka prerje 30 dhe 250 lekëshe. Këto prerje nuk ndeshen në vende të tjera dhe në emetimet e serive në vitet në vijim.

Set kartwmonedhash.
Pas viti 1990 prerja më e madhe është 5000 lekë
Sot në Shqipëri qarkullojnë monedhat prerje 1 lek, 5 lekë, 10 lekë, 20 lekë 50 dhe 100 lekë. Nuk qarkullojnë më nënfisha të lekut. Qarkullojnë kartmonedhat 200, 500, 1000 dhe 5000 lekë. Këto kartmonedha kanë elemente sigurie të kohës. Banka e Shqipërisë është pronare e lekut shqiptar, ajo i hedh ato në treg dhe tërheq nga qarkullimi paratë e dëmtuara.
Sigal