Histori e madhe, dikur interesim i vogël, zona e Lumit të Vlorës nga vitit 1920 deri në vitin 2018

2133
Ura e Bogdanit, Ura e Bratit, Mozaiku i Mesaplikut, Rrapi i Ismail Qemalit, Mesaplik, Rrapi i Gurrave, Smokthinë, Rrapi i Bashit, Rrapi i Shallvareve, Velçë, Kalaja e Cerjes janë të rralla. Në vitet ’30 të shek. XX, nga regjimi zogist filloi ndërtimi i segmentit të rrugës, që nga Gjormi, tek lumi, deri në “Qafë të Pëllëmbit”, në Tërbaç. Në shpellën e shkruar të Lepenicës gjenden 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike
-Rama: Ajo çka pritet në përfundim të projektit është një transformim rrënjësor jo vetëm i infrastrukturës, por edhe i hapësirës urbane dhe turistike. Nga fjala e Kryeministrit Rama për fillimin e punimeve: “I gjithë qarku i Vlorës është një nga zonat ku po bëhen investime që nuk janë bërë në 25 vjet, të marrë së bashku. Ky është fakt. Sigurisht që ka ende nevojë dhe ka ende shumë punë për të bërë, por unë ju siguroj që transformimi që po bëjmë të mundur përmes këtyre projekteve në Vlorë do të jetë i prekshëm dhe do të sjellë një transformim të rëndësishëm ekonomik dhe social për të gjitha familjet që jetojnë në këtë zonë. Sikundër do t’i japë një shtysë më të madhe ekonomisë sonë kombëtare, sepse kjo zonë është e lidhur drejtpërdrejtë me turizmin dhe zhvillimin e mbarë vendit tonë. Rruga e Lumit të Vlorës del nga harta e akseve më problematike rrugore të Vlorës. Nisi ndërtimi i aksit kryesor të rrugës prej 24 kilometrash, me një investim prej 2 miliardë lekë. Rruga, e cila përbëhet nga 4 lote me gjatësi totale rreth 100 kilometra, nis në autostradën Levan-Tepelenë, në Selenicë, Kuç, Qeparo dhe një sërë fshatrash të tjerë, duke krijuar një korridor rrugor që do të lidhë qarkun e Vlorës me bregdetin Jonian. Ky korridor shkurton jo vetëm distancën, por pritet t’i sjellë impulse të reja zhvillimit ekonomik dhe turistik të Bregut. Në muajt në vijim nis procedura kontraktuale për ndërtimin e tre loteve të tjera. Ajo çka pritet në përfundim të projektit është një transformim rrënjësor jo vetëm i infrastrukturës, por edhe i hapësirës urbane dhe turistike.“
Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Albert Z. ZHOLI
Njësia administrative Brataj shtrihet në jug-lindje të qytetit të Vlorës me qendër në fshatin Brataj me largësi 40 km nga qyteti i Vlorës me një sipërfaqe mbi 150 km² me terren të thyer kodrinor-malor. Përshkohet nga lumi i Shushicës jug-veri dhe lumi i Smokthinës, lindje-perëndim. Përshkohet nga rruga nacionale Vlorë-Kuç-Borsh Sarandë, ose Rruga e Lumit të Vlorës, ka burime ujore për ujë të pijshëm dhe për vaditje, me klime mesdhetare. Burimet ujore ndodhen në fshatrat Velçë, Ramicë, Bashaj, Lepenicë, Vërmik ku në këtë fshat ka dhe ujë termal. Ka parqe pyjore të pa shfrytëzuara si mali i Çipinit. Nuk janë shfrytëzuar për mungesë të infrastrukturës rrugore. Kush ka udhëtuar, në rrugën e Lumit të Vlorës, përmes krahinës së Mesaplikut, përsëri do të ndeshet me rrugën që ishte bërë “gangrenë” për të gjithë, por që në fakt tashmë me një ndryshim: Kanë filluar punimet. Kjo rrugë është kthyer në kantier ndërtimi. Në gjithë gjatësi-shtrirjen e saj shikon vetëm makineri të rënda, ekskavatorë, rrulë, punëtorë dhe zhavorr. Konfiguracioni gjeografik i kësaj krahine është tepër i brishtë, me male të lartë rreth e rreth, me kodra, lugina e shpate të veshura me pyje e shkurre, por në disa raste dhe të zhveshura, me mikrofusha e parcela të veçuara tokash bujqësore të punueshme, me përrenj të thellë e të vegjël. Përmes kësaj lugine shkon rruga automobilistike nacionale, që lidh Vlorën me Kurveleshin e Poshtëm dhe me Sarandën, duke dalë në Borsh. Kishte më se 30 vjet që kërkohej një rrugë e tillë, po kërkesat e banorëve të kësaj zone binin në vesh të shurdhët. Po çfarë vlerash historike, kulturore, bujqësore, blegtorale fshihen në këtë zonë kaq të begatë dhe me histori?

Me krijimin e shtetit shqiptar nuk kishte rrugë automobilistike në këtë zonë
Para vitit 1920, të huajt, sidomos austriakët dhe italianët, kishin ndërtuar rrugë të rregullt deri në Gjorm. Ura mbi lumë, nuk kishte, përveç urës së Brate, e cila shërbente si për lidhjen midis fshatrave të Rrëzës me ata të Shullërit, por dhe për të udhëtuar në drejtim të Vlorës. Përmes një rruge këmbësore, tërë baltë, përrenj e shkurre, prej fushës së Brate deri në Qafat e Lepenicës. Ndërsa buzë Shushicës ishte një rrugë tjetër këmbësore, që kalonte midis fshatrave të Brate, Lepenicë e Gjormit, dhe përfund tokave, buzë lumit të fshatrave Gumenicë, Lapardha, Vodicë e deri në Drashovicë. Rrugë shumë e keqe, përmes shkurresh e baltërash. Në vitet ’30 të shek. XX, nga regjimi zogist filloi ndërtimi i segmentit të rrugës, që nga Gjormi, tek lumi, deri në Qafë të Pëllëmbit, në Tërbaç, me punë të detyruar. Gjatë Luftës Italo-Greke, ushtria italiane, për interesat e veta nisi punimet për hapjen e saj, si trase, pa vepra arti dhe pa shtrim. Urat i bënte me dërrasa, vetëm për kalimin e mjeteve të luftimit, të karrocave që tërhiqeshin me kuaj dhe të topave. Pas kësaj lufte përsëri rifilloi kjo rrugë, me punëtorë vendas. Por kjo vazhdoi deri nga mesi i vitit 1942, dhe për shkak të fillimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në pranverën e re të punimeve
Shteti dhe pushteti tashmë pas porosive direkte të Kryeminsitrit Rama duken optimistë. Rruga ka nisur me përshpejtime të mëdha. Fshatarët e kësaj zone e meritonin një kujdes të tillë të kryeministrit Rama. Fshatarët të gjitha i sigurojnë vet, si bukën, ushqimin, veshjen, bagëtinë e deri tek ndërtimi i shtëpive dhe mbjellja e pemëve… pasi shteti kishte hequr dorë nga të gjitha, e nuk mbante përgjegjësi për këtë popullatë të lënë në harresë. Kur futesh në rrugët rurale, gjendja më parë ishte dhe më vështirë. Pasi ndahesh nga Rruga e Lumit të Vlorës në Qafë të Varrit të Tavës dhe merr rrugën për në Velçë e Smokthinë, rruga mbetej një tmerr i vërtetë. Tashmë shprehen fshatarët nuk jemi më të lodhur dhe të këputur sepse shpresojmë. 

Deri para një viti…
Fshatrat e Velçës, Ramicës, Matogjinit, Bashit dhe Vërmikut, pa mos folur për Boder dhe Shalës-Mesaplikun, rruga po i largonte nga zhvillimi dhe kultura, nga përparimi dhe jetesa, nga tradita dhe historia. Këto fshatra po vuanin vetëm për një rrugë, që kjo rrugë ishte bërë si opingat e Lulit të Vocër, që Migjeni i Madh e shkroi për fëmijën e zbathur, por tashmë ishin të zbathura dhe rrugët, e kështu jetesa ishte bërë dhe më e vështirë.

Po çfarë afron lugina e Lumit të Vorës?
Këto dy vite që një miku ynë nga Lumi i Vlorës, shkrimtari Idajet Jahaj po përgatit një album me foto për arkeologjinë dhe monumentet e Lumit të Vlorës. Shumë mirë bën, por ato edhe fshatarët nuk i kanë vizituar, pasi mungonin rrugët, por mungonte dhe mirëmbajtja e tyre. Sot është ngjallur shpresa. Djemtë e Bratit këtë vit inauguruan në një shkëmb një flamur simbol, por deri sa të shkosh aty dhe tek Shpellat e Shkruara të Lepenicës, të del si thotë populli “shpirti”. Duhet rrugë… Njësia administrative Brataj ka shumë pasuri arkeologjike, historike të vjetra dhe konkretisht: Shpella e Velçës, Shpella e shkruar Lepenicë, e cila ndodhet në rrëzë të malit mbi këtë fshat në një lartësi rreth 800 m mbi nivelin e detit. Banorët e quajnë shpesh “Shpella e shkruar”. Sipas arkeologeve, “pikturat e Lepenicës me të gjitha tiparet që i karakterizojnë bëjnë pjesë në grupin e pikturave shkëmbore post-paleolit, e lidhur me kushtet e reja ekonomike-shoqërore të kohës së neolitit”, pikturat e kësaj shpelle janë përfaqësuese të këtij arti post-paleolit, të njohur si ndër më i vjetri në tërë Evropën. Në shpellën e shkruar të Lepenicës gjenden 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike. Në to pasqyrohen figura njerëzish, si dhe përfytyrime prehistorike. Autori i tyre është anonim. Ura e Bogdanit, Ura e Bratit, Mozaiku i Mesaplikut me sip. 150 m², Rrapi i Ismail Qemalit Mesaplik, Rrapi i Gurrave Smokthinë, Rrapi i Bashit, Rrapi i Shallvareve Velçë, Kalaja e Cerjes (Qyteza “Kala” e Cerjes), gjendet në afërsi të urës së Brataj, aty ku bashkohet lumi i Smokthinës me lumin e Kuçit, që krijojnë Shushicën. Në majë të kodrës piramidale me bazë katërkëndëshe, gjenden muret rrethues me blloqe gëlqerore, ndërtuar në shek III p.e.s. Komunikonte me urën e lashtë të Bogdanit, mbeturinat e së cilës ndodhen rrëzë kodrës së Cerjes buzë lumit. Aty ndodhen edhe mbeturinat e një kishe. Ka qenë vendbanim i madh me karakter blegtoral, që ka ekzistuar deri në pushtimin romak e që siguronte lidhjen dhe mbrojtjen e rrugës Amantie-Hore dhe Kaninë-Olimpia-Cerje-Horë. U shkatërrua nga ekspedita e legjioneve romake të komanduara nga Pal Emili, që kaloi lumin Shushicë në vendin e quajtur Vau i Palit. Ka shtëpi historike që mbrohen nga Instituti i Monumenteve te Kulturës si shtëpia e Feti Liçaj në Ramicë, shtëpia e Shefqet Musaraj dhe shtëpia e Cane Miftarit në Matogjin, etj.

Labëria dhe Lumi i Vlorës po humbnin
Labëria dhe Lumi i Vlorës po humbitnin për rrugë, pasi natyra ju ka dhënë bukurinë natyrore dhe klimën e pastër, ju ka dhënë pyje dhe burime të shumta, ju ka dhënë bimë medicinale dhe pemë frutore të shumta, por ata nuk prekeshin dhe shijoheshin veç për një rrugë. Dhe labi e beson premtimin e dhënë nga të gjithë pushtetarët, si të hershëm, të djeshëm dhe të sotëm se fjalën e dhënë do ta mbajnë. Fjala e dhënë e Ramës sikur po merr udhë. Labërinë e Mesaplikun e lënë në harresë, vetëm për një rrugë, tashmë sikur zhurmat e makinerive të ndërtimit po i zgjojnë dëshirën për një jetë ndryshe shumë herë më të bukur. Rruga e lumit të Vlorës është shpëtimi më i madh i mijëra banorëve të këtyre zonave në këto 28-vjet demokraci. …
Sigal