Hiqet për riparim pllaka e Sulltan Sulejmanit

495
Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme për ta dëmtuar, është hequr pllaka e Sulltan Sulejmanit që ishte vendosur në Kalanë e Lezhës. Vendimi u mor nga Ministria e Kulturës, me qëllim restaurimin në laborator të kësaj pllakate dhe bërjen e një kopje të saj. Vendosja e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalasë së Lezhës u konsiderua një skandal i vërtetë nga Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare.
Me mbishkrimin në osmanishte, si kujtesë për rikonstruksionin e këtij objekti historik nga Sulltan Sulejmani në vitin 1522, kjo pllakatë u vendos para pak kohësh në Kalanë e Lezhës, me 22 shtator të këtij viti, pas një vendimi që kishte marrë Ministria e Kulturës.
Por mbishkrimi i rrallë i Sulltan Sulejmanit në portën hyrëse të Kalasë së Lezhës nuk u mirëprit nga të gjithë qytetarët. Tre ditë pasi ishte vendosur, në natën e Kurban Bajramit disa persona të panjohur ende, e njollose
Sigal