‘Hiqe shaminë’, super gjobë për myslimanen shqiptare që nuk iu bind kryebashkiakut

550
Sigal

Katër muaj burgim, i
konvertuar në 30 mijë euro gjobë, është dënimi që është firmosur nga gjykatësi
i Pordenone në Itali, Alberto Rossi, për një 40-vjeçare shqiptare. Njëzet ditë
më parë, gjatë një seance të Këshillit Komunal të të rinjve të San Vito al
Tagliamento (Pordenone), gruaja u paraqit me fytyrën e mbuluar me nixhab, vello
islamike që lë zbuluar vetëm sytë. Pavarësisht kërkesës së kryebashkiakut për
të zbuluar fytyrën, gruaja e cila jeton në San Vito al Tagliamento nga viti
2000 dhe prej disa vitesh ka marrë edhe nënshtetësinë italiane, nuk ka pranuar,
derisa është larguar nga mbledhja nga policia lokale, që më pas ka proceduar me
identifikimin e saj. Çështja ka përfunduar në gjykatë dhe zëvendësprokurori
Federico Facchin, ka kërkuar që të merret parasysh se, shqiptarja ka shkelur
ligjin 152 të vitit 1975, që rregullon sjelljen e personave në ambiente publike
dhe detyrimin për të treguar fytyrën, që për arsye siguri nuk mund të fshihet
apo maskohet.